COVID-19 gjunjëzon ekomonitë botërore. Kanadaja kryeson listën, edhe Gjermania mes dhjetë vendeve më të goditura

0
84

Ekonomitë e vogla, të tilla si Irlanda, Luksemburgu dhe Vietnami, tashmë janë më të rrezikuarat. Në G10, Kanadaja është dëmtuar më shumë nga goditja për furnizuesit e huaj ndërsa Gjermania është e dëmtuar nga ulja e kërkesës nga vendet e huaja.

Dëmi ekonomik që Covid-19 i shkakton një vendi nuk është i drejtuar vetëm nga politikat e qeverisë për të ndaluar përhapjen dhe ‘rrafshuar kurbën’, por edhe nga ndërprerja e zinxhirit të furnizimit dhe ndikimi në ndërmarrjet individuale. Këto ndërprerje filluan edhe para se vendet të merrnin masat e izolimit dhe për fatin e keq do të vazhdojnë edhe pasi të zhduket koronavirusi.

Importet

Një mungesë e ndërmjetësve nga vendet që u goditën prej virusit në fillim çuan në ndërprerje në procesin e prodhimit të vendeve të tjera përpara se të vinte Covid-19.

Grafiku 1 tregon varësinë e vendeve për inputet nga 10 vendet e para me numrin më të lartë të vitkimave për shkak të koronavirusit. Meqenëse ka shumë vende ku infeksionet maten në mënyrë jo të plotë, ne përdorim numrin e vdekjeve si tregues për sa kompani prodhimi ka gjasë të jetë mbyllur në secilin shtet. Ne e kuptojmë se kjo nuk është një masë plotësisht e saktë e kapacitetit të prodhimit që është mbyllur. Por tregues më të saktë, siç janë nivelet e përdorimit për industritë, ka ende shumë për t’u mësuar dhe gjetur informacion të dobishëm në këtë situatë të vështirë.

Grafiku 1 tregon se vende si Vietnami dhe Irlanda janë ndër pesë vendet e para që kanë goditur më shumë nga rënia e prodhimit lidhur me vendet ku ata kanë filialet e tyre. Pasi pikërisht në këto shtete ka shumë viktima, siç është rasti i Italisë dhe Irlandës që ka shtyrë izolimin deri më 5 maj, pa harruar këtu që Vietnami varet nga inputet kineze.

Dallimi midis vendeve aziatike si Vietnami, dhe vendeve evropiane si Irlanda, është se ato janë goditur në periudha kohore të ndryshme. Kriza e koronavirusit filloi në Kinë, kështu që Vietnami dhe vendet e tjera aziatike që varen shumë nga inputet kineze, si Singapori, Hong Kongu, Malajzia, Tajlanda dhe Kamboxhia (shiko grafikun), së pari u goditën si shkak i efektit zinxhir.

Grafiku 1: 25 vendet kryesore më të varura nga inputet nga 10 vendet më të fuqishme të goditura nga COVID19 (me shumë raste vdekje)

Tani që virusi është përhapur në Evropë dhe po rritet shumë edhe në SHBA, grafiku tregon se vende si Luksemburgu, Irlanda, Hungaria, Republika Çeke dhe Belgjika po vuajnë përmes si shkak i mungesës së inputeve nga Kina. Aktualisht, 10 nga 15 vendet që janë më të ekspozuara ndaj mungesës së furnizimeve janë ato evropiane.

SHBA-ja është një ekonomi relativisht e mbyllur dhe për këtë arsye është më pak e goditur nga mungesa e furnizimit të mallrave të huaj, por pasoja ekonomike në SHBA për shkak të përhapjes së shpejtë të sëmundjes, gjeneron probleme të rëndësishme për Kanadanë, e cila varet shumë nga furnizimet e SHBA-së (shiko grafikun 1).

“Faktori ekonomi” me vendet me më shumë vdekje është veçanërisht e rëndësishme nëse këto të fundit janë furnizues të rëndësishëm të produkteve të ndërmjetme në tregjet botërore. Grafiku 2 tregon 10 furnizuesit më të mëdhenj të tregjeve botërore. Grafiku tregon se tetë nga 10 furnizuesit më të mëdhenj të tregjeve botërore janë gjithashtu në 10 vendet e para që janë goditur më shumë nga virusi (grafiku 1). Nga të dy masat, Luksemburgu, Malta, Irlanda, Vietnami, Singapori, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia janë në 10 vendet e para më të prekura nga ndërprerjet e furnizimit prej vendeve të goditura më shumë nga virusi. Nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, Kanadaja qëndron përsëri si më e rrezikuara.

Grafiku 2: Varësia nga inputet e 10 furnizuesve më të mëdhenj të tregjeve botërore

Eksportet

Ekonomitë e hapura jo vetëm që preken seriozisht nga virusi përmes importit të tyre, por edhe përmes kanaleve të tyre të eksportit. Edhe pasi virusi është vënë nën kontroll brenda vendit, një ekonomi e hapur do të vazhdojë të vuajë nga virusi për shkak të rënies së kërkesës në vendet që janë ende duke luftuar me Covid-19. Figura 3 tregon se cilat vende janë më të varura nga eksportet.

Grafiku 3: Varësia e kërkesës prej vendeve të huaja

Vlera e shtuar e eksporteve si përqindje e vlerës së shtuar të përgjithshme në një vend. * Vlera totale e shtuar në një vend është një përfaqësues i PBB-së, por ai injoron taksat, subvencionet.

Duke supozuar se virusi ul shpenzimet në të gjithë botën, vendet që mbështeten në eksporte do të preken më së shumti. Vendet që eksportojnë vetëm një pjesë të vogël të prodhimit (si SHBA., India dhe Brazili) do të vuajnë më pak se vendet që varen shumë nga kërkesa e huaj (si Irlanda, Hungaria, Singapori dhe Vietnami). Grafiku 3 tregon se Luksemburgu, Malta dhe Irlanda janë më të varur nga kërkesa e huaj, kryesisht e drejtuar nga sektori i shërbimeve. Për Vietnamin dhe Hungarinë, industria prodhuese është goditur më së shumti nga rënia e kërkesës së jashtme. Nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, Gjermania është më e prekur përmes këtij kanali (eksportit),e ndjekur nga Kanadaja.

Faza e rikuperimit

Kërkesa e huaj përbëhet nga kërkesa e shumë vendeve. Ato vende që eksportojnë shumë mallra dhe shërbime në vendet e huaja, kërkesa e të cilave është goditur shumë dhe mund të zgjasë për një periudhë më të gjatë kohore, do të pësojnë më shumë dëm nga ana e kërkesës.

Pra, për të vlerësuar dëmet për vendet përmes kanalit të eksportit, është e rëndësishme të dini se ku po shkojnë eksportet dhe në cilën fazë të rimëkëmbjes tek vnedet më të goditura. Shembulli i kërkesës nga Kina. Ne presim që kërkesa kineze do të jetë një nga vendet e para që do të rikuperohet sepse Kina është përpara shumicës së vendeve të tjera sa i përket luftës me virusin. Kjo do të ofrojë lehtësim për ato vende që janë relativisht të varura nga kërkesa që kanë ndaj Kinës.

Grafiku 4: Vendet që janë më të varura nga Kina

Vlera e shtuar varet nga kërkesa e fundit kineze si përqindje e vlerës së shtuar totale.

Për shkak të afërsisë së tyre, vendet aziatike varen shumë nga kërkesa që kanë ndaj një shteti të fuqishëm si Kina dhe përfitojnë më shumë nga rimëkëmbja në atë pozicion gjeografik që gëzojnë. Nga vendet jo-aziatike, disa eksportues të mallrave, si Arabia Saudite për naftë dhe Kili për metale, janë ndër përfituesit më të mëdhenj. Në Evropë, Maltë, Gjermani, Irlandë dhe Zvicër varen më shumë nga kërkesa e fundit nga Kina.

Përfundim

Vendet që përdorin shumë inputet nga vendet e tjera të goditura nga virusi, vuajnë nga masat e izolimit të tyre në anën hyrëse të ekonomisë pasi virusi ndërpret furnizimin e mallrave të ndërmjetëm që kanë nevojë për prodhimin e tyre. Vendet që prodhojnë shumë eksporte vuajnë nga ana e prodhimit. Duke marrë së bashku këto dy kanale, të dhënat e mësipërme tregojnë se ekonomitë e hapura dëmtohen shumë më tepër përmes zinxhirëve të vlerës globale sesa ekonomive më pak të hapura. Ekonomitë e hapura do të vuajnë për një periudhë më të gjatë kohore nga efektet e ofertës dhe kërkesës së koronavirusit. Luksemburgu, Irlanda, Singapori dhe Vietnami janë ndër vendet më të rrezikuara.

Nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë, Kanadaja vuan më shumë nga rënia e furnizimeve të huaja dhe Gjermania vuan më shumë nga kërkesa e ulët nga të huajt. Analiza e mësipërme nuk do të thotë që ekonomitë e mbyllura janë më mirë në këtë krizë. Nëse një vend është më mirë varet në një masë të madhe nga pyetja sesa kapaciteti i saj i prodhimit është goditur nga virusi. /Thing.ing

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here