Shqiptarët e mbetur në kufi/ Basha i drejton gishtin Ramës: Braktisje mizore dhe e pafalshme, të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre

0
103

Kreu i PD Lulzim Basha duke shperndare nje video te emigranteve te mbetur ne kufi, i ben thirrje edhe nje here kryeministrit Rama te mundesoje kthimin e qytetareve ne atdheun e tyre.

Ne te kundert ,shprehet Basha, ky akt perben nje braktisje mizore qe asnje shoqeri e civilizuar nuk mund ta fal.

Postimi i plote:

Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre.

Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here