Si e parakaloi Spanja edhe Italinë për numër infeksionesh?

0
140

Spanja regjistroi 932 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kurse për numrin e të infektuarve, Spanja kaloi edhe Italinë, me 117 mijë raste në total, në krahasim me 115 mijë në Itali deri më tani.

Në Spanjë janë regjistruar 10.935 vdekje që nga fillimi i epidemisë. 30 mijë persona janë shëruar. Më shumë se 56 mijë pacientë janë shtruar në spital.

Shifrat bëjnë që Spanja të jetë në vend të dytë pas SHBA për numër të infektuarish. Kjo e fundit regjistroi të paktën 1169 vdekje në 24 orët e fundit.

Duket se paralajmërimi se thuajse çdo vend do të ndjekë kurbën e Italisë po bëhet realitet.

Por përse po ndodh kjo situatë katastrofike në Spanjë?

Gazeta britanike ‘Guardian’ shkruan se shkak mund të jetë reagimi i vonuar. “Spanja do ketë vetëm një grusht me raste,” tha më 9 shkurt kreu i emergjencave mjekësore në Madrid, Fernando Simon.

Më 19 shkurt, 2500 tifozë të Valencias udhëtuan për në Itali që të ndjekin ndeshjen kundër Atalantas. Tashmë ajo ndeshje njihet si ‘ndeshja zero’, një bombë prej nga shpërtheu virusi në Lombardi.

Por jo vetëm kaq. Tifozët, lojtarët dhe gazetarët spanjollë nisën të sëmureshin.

Megjithatë, arsyeja kryesore e kësaj epidemie mund të jetë më e zakonshme. Kjo ka qenë një pranverë e butë dhe plot diell. Në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, lokalet, parqet dhe rrugët ishin të mbushura me njerëz në Madrid. Kjo nënkupton takime, përqafime dhe puthje.

Edhe qeveria është nën akuzë se veproi vonë. Vendit i mungonin pajisjet kryesore: veshjet mbrojtëse, tamponët e testimit dhe ventilatorët. Një shumë mbi 400 milionë euro ka shkuar në Kinë tani për të blerë pajisje mjekësore.

Virusi nxori në pah problemet e sistemit të kujdesit në Spanjë. Shumë azile të moshuarish nuk ofrojnë standardet e duhura dhe u bënë më të goditurat nga koronavirusi në vend. Pamjet nga këto azile janë të tmerrshme këto ditë. Ushtria ka gjetur njerëz të vdekur në krevatet e tyre.

Spanja ka një sistem primar të kujdesit shëndetësor të mirë, por spitalet prej vitesh vuanin nga masat e shkurtimeve që nga kriza e vitit 2008.

Kur kjo të mbarojë, Spanja do jetë një ‘pacient’ me probleme të mëdha ekonomike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here