‘Akti normativ për qiratë’/ Ironizon keq Manjani: Sipas kryeplakut, po të mos paguhen koncensionet e PPP u bëka ’97’-a”…

0
92

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar nepermjet Facebook pasi qeveria miratoi aktin normativ për qiratë për bizneset dhe qytetarët. Manjani thekson me ironi se masa më efikase anti-’97-të është pagesa e qirave dhe jo koncensionet.

 

MESAZHI I MANJANIT
Pra sipas Kryeplakut, po të mos paguhen Koncensionet e PPP u bëka ’97’-a.
Kurse mospagesa e qerave, për pasojë e zinxhirit të shpenzimeve që vijnë prej tyre lufton virusin…!?

Po ’97 sikur ndodhi kur u prish zinxhiri i pagesave që njerëzit kishin programuar nga të ardhurat e fajdeve, jo pse shteti nuk paguante kontratat publike..!!
Pra, masa më efikase anti-’97-të duhet të jetë pagesa e qerave që të financohet zinxhiri i pagesave të tjera që kanë njerëzit për të bërë, jo pagesa e qeverisë të faturave të koncensioneve.
Nëse ka mundësi për të dyja, aq më mirë. Por nëse duhet të zgjedhim kush është më e rëndësishme, pa dyshim që është qeraja e pasurive private. Efekti i tyre është kapilar. Madje dëmton edhe vetë shtetin që ka planifikuar në buxhet tatimin e qerasë.
Nejse, situatë infeksioni është kjo punë… Do kalojë! Jam i bindur që po.
Dhe meqë ra fjala, bota demokratike pa dyshim që nxjerr rregulla kufizuese për biznesin, por asnjëherë nuk fut njerëzit në sherr dhe kurrë nuk u thotë qeramarrësve mos paguani qeranë. Në asnjë rast nuk goditen kontratat por orientohen palët drejt riskedulimit të detyrimeve. As në situatën e COVID19.
Nga ana tjetër qeveritë paguajnë sa munden dhe, gjithmonë gjykatat janë garanci për çdo mosmarrveshje.
Pra asnjë krahasim me ta nuk qëndron!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here