Shpërthen Boçi: Forca speciale kundër fëmijëve!!! Krimi në Elbasan bën kërdinë…

0
132

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar duke denoncuar sipas tij dhunën e ushtruar nga forcat speciale të policisë ndaj nxënësve të shkollës Mengel në Elbasan. Forca speciale kundër f?mijëve!!!, shkruën deputeti i opozitës në një shënim në rrjetin social duke shtuar se kur nxënsit kanë hyrë në shkollën e tyre janë përballur me forcat speciale.

“Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet”, shkruan Boçi.

Ja shënimi i tij i plotë shoqëruar edhe me fotot nga ambjentet e shkolllës:

FORCA SPECIALE KUNDËR

FEMIJËVE!!!

…ka ndodhur në Elbasan!

Në shkollën në Mengël ku nxënësit kanë dy javë që protestojnë, sepse i kanë shkulur me zor nga shkolla për t’i degdisur km larg.

Sot ata kanë hyrë në shkollën e tyre, por janë ndeshur me dhunën e forcave policore dhe forcave speciale të armatosur deri në dhëmbë.

Shumë e fortë kjo policia jonë.

Armiku i tyre janë nxënësit nga klasa e parë deri në të IX-tën, prindërit dhe komuniteti atje.

Fjala TURP nuk mjafton!

Ky pushtet po jeton ditët e marrisë së madhe të tij si shenja të fundit të pashmangshëm.

Ndërsa krimi në Elbasan bën kërdinë askund nuk ndeshet me forcat speciale. Krimi as nuk ndalohet e as nuk arrestohet.

Përkundër nderohet!

Kjo është Shqipëria e sotme.

Dhunë e pushtetit dhe atyre të veshur me pushtet mbi të pambrojturit, mbi fëmijët, mbi Xhisielat e të pamundurit.

Dhunuesit meritojnë të shpagohen!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here