A duhet që prokuroria të nisë hetimet për mashtrim nga Olsi Rama ndaj tatimeve…??

0
125

Edi Rama tha dje se klubet e futbollit nuk do të përfshihen në paketën ekonomike për të përballur këtë krizë.

Sipas tij, kjo vjen pasi klubet kryejnë evazion fiskal dhe mashtrojnë me deklarimet e tyre.

‘Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone’, tha sot Edi Rama duke iu përgjigjur kreut të FSHF-së Armand Duka.

E në këtë deklarim i Edi Ramës përfshihet edhe klubi i futbollit Partizani, që është pikërisht nën administrimin e vëllait të tij, Olsi Rama.

Olsi është drejtor i Përgjithshëm i Partizanit, që sipas Ramës, kryen evazion fiskal dhe fsheh të ardhura.

Pas këtij deklarimi të Edi Ramës, a duhet që prokuroria të nisë hetimet ndaj Olsi Ramës për mashtrim ndaj autoriteteve tatimore.

A duhet që edhe klubi i Partizanit ku drejtor është Olsi Rama, të vihet nën hetim për mashtrim dhe fshehje të ardhurash.

Nëse do të kishte një prokurori të pavarur në Shqipëri, sigurisht që po.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here