Journal des débats politiques et littéraires (1932)/ Kjo është arsyeja e mbylljes së Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare

0
169

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2020

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 9  marsit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkarkimin asokohe të të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit nga qeveria mbretërore shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

Revokimi i dhjetë gjyqtarëve

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na shkruajnë nga Tirana :

 

Zyra e shtypit shqiptar komunikon shkresën në vijim :

 

Qeveria mbretërore, pasi konstatoi se sjellja e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit ishte e papajtueshme me misionin e tyre të lartë dhe se mosmarrëveshja midis anëtarëve minonte prestigjin e Gjykatës, deklaroi se gjyqtarët nuk mund të mbaheshin në funksionet e tyre.

 

Qeveria mbretërore, duke pasur si qëllim pastrimin e Gjykatës së Kasacionit dhe e bazuar në ligjet në fuqi, vendosi të shkarkojë të dhjetë anëtarët e saj.

 

Vendimi iu komunikua të interesuarve nga Ministria e Drejtësisë.

 

Pas disa ditësh, qeveria do të emërojë gjyqtarë të rinj që paraqesin të gjitha garancitë e nevojshme për misionin e tyre të lartë.

 

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-des-debats-politiques-et-litteraires-1932-kjo-eshte-arsyeja-e-mbylljes-se-gjykates-se-kasacionit-nga-qeveria-mbreterore-shqiptare/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here