Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë/ Kongoli: Mbeta pa frymë kur mësova lajmin, një njeri i pazëvendësueshëm

0
100

Shkrimtari Ismail Kadare u shua mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare.

Rrugëtimi i tij qe gjallërisht i karakterizuar nga një veprimtari letrare e pangjashme, me gjurmë të pashlyera në panteonin e letrave shqipe dhe botërore, duke siguruar përjetësinë në rrjedhën e kohës,

Autori Fatos Kongoli, i ftuar në ‘Intervistën e ditës’ në ‘Syri Televizion’ u shpreh se humbja e tij është e e pazevendësueshme e që Kadare ishte e mbetet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës!

Fatos Kongoli:

“Unë e kam shumë të vështirë të flas për të, sepse e para e punës, fillimisht kam qenë adhurues i Kadaresë kur nuk mendoja se do shkruaja një ditë, e më pas rrethanat e sollën të njiheshim nga afër e midis nesh të krijohej një miqësi e vërtetë.

Kemi pasur gjatë viteve shumë e shumë miq të përbashkët me Kadarenë, kështu që humbja është e pazevendësueshme.

Kadare ishte e mbetet një nga shkrimtarët më të mëdhenj të botës e këtë nuk e them unë, ky është një vlerësim që e bëjnë kudo.

Deri para orës 9 të ditës së sotme, ai ishte një nga shkrimtarët e gjallë më të mëdhenj të botës, kështu që humbja është e pazëvendësueshme.

Unë kam shkruar për njohjen dhe miqësinë që u krijua midis meje dhe Kadaresë, ne kishim miq të përbashkët e kjo na ka krijuar mundësinë që të shiheshim shpesh.

Për sa kohë e kam takuar unë, gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e mirë dhe ne kishim një mik të përbashkët ku takoheshim shpesh në Qerret edhe Kadare banonte shumë pranë vilës ku miku ynë banonte gjithashtu dhe aty takoheshim shumë shpesh.

Kemi pasur një periudhë që takoheshim dhe unë e kam pasur idhull Kadarene që kur isha student dhe nuk më shkonte në mend që do merresha me shkrime.

Duke qenë se ai ka vepra kolosale, kur unë isha në gjimnaz lexova një vëllim me poezi me titull ‘Shekulli im’ dhe në jetën time unë kam pas 2-3 ‘libra jastëku’, dhe një nga këto libra për mua ka qenë libri i Kadaresë.

Ka qenë një njeri i mrekullueshëm që luajti një rol të jashtëzakonshëm në jetën time prej gjimnazisti dhe të të shumë të tjerëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here