Zyrtari i Ministrisë preket nga koronavirusi…

0
96

Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi, raporton, i cili është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.

Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publikisht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.

Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH, Mirela Cami, rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.

Ndërkohë që mes kontakteve të afërta të tyre është dhe minsitrja Manastirliu apo të tjerë mjekë, të cilët nuk dihet nëse i janë nënshtruar apo jo testimeve.

Në një intervistë televizive pak ditë më parë Manastirliu tha se në rast se do ta shihte të nevojshme dhe ajo do ta kryente testin, por shtoi se ishte shumë e kujdesshme me higjenën dhe distancën, aq sa edhe vajzat e saj i përshëndeste me dorë nga larg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here