Industrialistët italianë letër Denaj: Deklarimi i Tatimit mbi Fitimin, mos na ngarkoni me penalitete për gabimet

0
120

Qeveria vendosi, në kuadër të paketës lehtësuese për situatën e krijuar nga Covid-19, që të shtynte datën e dorëzimit të bilancit nga 31 marsi në 31 korrik. Por njëkohësisht nuk u shty dorëzimi i deklaratës së tatim fitimit për vitin 2019, afati për të cilën është 31 marsi dhe që është i lidhur me dorëzimin e bilancit. Mosshtyrja e kësaj deklarate detyron bizneset, që deri nesër, të paguajnë tatim fitimin shtesë për vitin 2019, nëse rezulton i tillë nga deklarata që ata duhet të dorëzojnë deri në 31 mars. Dorëzimi i deklaratës së tatim fitimit pa u mbyllur bilanci ka ngritur shqetësimin te bizneset se mund të ketë gabime në të.

Në një letër që Confindustria Italiane –Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri që ka 110 anëtarë prodhues, i ka nisur ministres së financave Anilja Denaj, i kanë kërkuar që administrata tatimore të mos ndëshkojë me penalitete/gjoba për deklarata të gabuara, e për pagesa më të vogla se detyrimi për tatim fitimin, deri në masën e një gabimi të lejuar,  të 20% të detyrimit faktik. Në letër ngrihet dhe shqetësimi që nga kontaktet e përditshme me anëtarët, rezulton që subjektet po hasin vështirësi dhe vonesa për të marrë vërtetime nga zyrat e Tatimeve dhe nga Bashkitë, dokumente që nevojiten per pjesëmarrjen në prokurimet publike

Në letër, e cila është firmosur nga presidenti Sergio Fontana, thuhet:

“Confindustria Albania- Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri po ndjek me vëmendje e shqetësim përhapjen e pandemisë shkaktuar nga Covid- 19 në Shqipëri dhe dëshiron të shprehë solidaritetin kundrejt të gjithë qytetarëve shqiptarë në këtë moment shumë të vështirë, si dhe të shprehë mbështjetjen e plotë për të gjithë masat e marra nga Qeveria Shqiptare në favor të mbrojtes së jetës së qytetarëve.

Në lidhje me masat e marra,  u njohëm edhe me Aktin Normativ Nr. 10 datë 26.3.2020,  i cili në pikën 1.a, flitet për shtyrjen e afatit të deklarimeve të pasqyrave financiare për bizneset me xhiro mbi 14 milion lekë, por nuk parashikohet shtyrje e pagesës për Tatimin mbi Fitimin për vitin 2019.

Në këto kushte, ne si Shoqatë Biznesi, kërkojmë që të gjithë anëtarët tanë, të punojnë maksimalisht për të respektuar afatet ligjore per deklarimin e Tatimit mbi Fitimin dhe kryerjen e pagesës, për të cilën mbetet në fuqi data 31 Mars 2020.

Në kushtet e kufizimeve orare te vendosura nga qeveria, për shkak të situatës së krijuar prej COVID-19, pavarësisht se subjektet do të përpiqen që t’i bëjnë deklarimet dhe pagesat brenda afatit 31 Mars 2020, ne nuk përjashtojmë mundësinë e gabimeve të mundshme.

Confindustria Albania, kërkon që administrata tatimore të mos ndëshkojë me penalitete/gjoba për deklarata të gabuara, e për pagesa më të vogla se detyrimi për tatim fitimin, deri në masën e një gabimi të lejuar,  të 20% të detyrimit faktik.

Gjithashtu, sinjalizojmë që nga kontaktet e përditshme me anëtarët tanë, rezulton që subjektet po hasin vështirësi dhe vonesa për të marrë vërtetime nga zyrat e Tatimeve dhe nga Bashkitë, dokumente që nevojiten per pjesëmarrjen në prokurimet publike”./Monitor

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here