Basha: Situata në Shqipëri po kalon në kufijtë e të papranueshmes, me paratë që jepen për beton, paguhen për dy muaj…

0
101

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mes toneve të ashpra si përgjigje ndaj mos marrjes së masave mbështetëse nga qeveria, ka thënë se situata në Shqipëri po kalon në kufijtë e të papranueshmes.

Basha thekson se me paratë që jepen për beton, ku pagesa më e fundit është bërë jo më larg së një javë më parë, do mjaftonin për të paguar qytetarët e thjeshtë që kanë mbetur pa punë për shkak të shpërthimit të pandemisë së virusit vdekjeprurës COVID-19.

Gjithashtu Basha shprehet se nëse sot për qytetarët do kursehen qindarka, do jetë një katastrofë, pasi do duhet të harxhohen miliona nesër.

 

“Situata po kalon në kufijtë e të papranueshmes. Ia parashtrova edhe mbylljen e fasonerive në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë dhe më tha që do ta shqyrtojmë. Por s’ka ndodhur deri tani. Çfarë presim? Të plasë epidemia në këto fasoneri?

Me paratë e oligarkëve ai mund të mbulojë dy muaj paratë e punonjëve të fasoneve, por jo vetëm. Është një budallallëk me brirë që mendon se mund të kursejë sot qindarkën për të harxhuar nesër miliona.

Thirrja ime është e qartë për të realizuar distancim social pasi mund të kthehen në vatra epidemie”, u shpreh Kryedemokrati.

I pyetur se çfarë ka diskutuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë disa ditë më parë, kreu i PD-së, Basha nuk pranoi të kometonte me argumentin se këto mbledhje janë sekrete.

“Janë mbledhje sekrete dhe nuk mund të komentoj”.

Ndërsa sa i përket masave shtrënguese të aplikuara nga qeveria, Kreu i PD-së thotë se këto masa janë ndërmarrë edhe nga vendet e tjera, por thekson se kur kërkon izolim duhet që të kesh edhe masa mbështetëse.

“Është një masë që e kanë propozuar dhe e kanë ndërmarrë. Nuk është problemi te masat shtrënguese, por nuk mund ti kesh keto pa masa mbështetëse. Ligji i fatkqësive natyrore ka për detyrë ti mbështesë njerëzit. Çdo kush që është në nevojë duhet të përfitojë”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here