Shtohen rastet me COVID-19 në Korçë, shoferi i ambulancës së Maliqit del pozitiv….

0
124

Një tjetër rast me koronavirus është shtuar në Korçë, duke e çuar në 12 numrin gjithësej të të infektuarëve në juglindje të vendit.

Burime bëjnë me dije shoferi i ambulancës së Maliqit ka dalë pozitiv në testin e COVID-19.

Mësohet se ai ka shfaqur simptoma të infeksionit si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje, duke bërë që t’i nënshtruar analizave.

Ende nuk dihet mënyra se si është infektuar, nëse ka pasur kontakt me ndonjë të infektuar që ka transportuar, apo e ka “marrë” gjetkë.

Pas këtij rasti tashmë janë të  rrezikuar të gjithë pacientët dhe epikin mjekësor që ka shoqëruar ditët e fundit për të infektuar me COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here