Etrit Berisha: Eksperienca na bëri të humbnim në fund

Portieri Etrit Berisha duket se e ka me mbrojtjen. Autorët e golave sipas tij u lanë të lirë në zonën e rreptësisë dhe ata mund të ishin mbuluar më mirë nga Kuqezinjtë.

Në një prononcim për mediat dhënë pas humbjes me Francën (2-0), gardiani i portës tha se sfidën e fitoi eksperienca në fushë.

“Ishte një ndeshje mjaft e mirë, të gjithë djemtë dhanë maksimumin e tyre. Mirëpo, eksperienca bëri të humbnim në fund, pasi nuk ishim të përqendruar. Lojtari që shënoi golin ishte tërësisht i vetëm. Ndoshta lojtarët tanë nuk duhet ta kishin lënë aq të lirë, megjithatë kjo është ndeshja”, tha Berisha për “TCH”.

Duke folur për ndeshjen e radhës me Rumaninë, Berisha tha se futbollistët e Kombëtares do të nisin përgatitjet duke filluar nga dita e nesërme si të vetmen mundësi për të shpresuar për një kualifikim për në turin tjetër.

 “Me Zvicrën ishte humbje e vështirë. Sot është një ditë jo e mirë për ne dhe nga dita e nesërme do të harrojmë çfarë ka ndodhur dhe do të përqendrohemi tek ndeshja me Rumaninë”, tha Berisha.
Etrit Berisha: Eksperienca na bëri të humbnim në fund

PD: Çakon e kthyen në detyrë nga

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko