Infektohet me koronavirus infermierja 54 vjeçare në Lezhë, izolohen kolegët

0
122

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me COVID-19. Rasti pritet të bëhet publik nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme. Pacientja e parë në Lezhë është një infermiere 54 vjeçare, e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.

54 vjeçarja është derguar mbrëmë tek Infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetëkarantinohet në shtëpi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here