15 kushtet flasin qartë/ Basha: Të mos e shesim sapunin për djath….

0
110

Në një lidhje me Skype për emisionin “Tempora”, nga zyra e tij në selinë e PD, kreu i saj Lulzim Basha ka komentuar vendimin e sotëm të ministrave të BE për ti hapur dritën jeshile çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas liderit të opozitës, deklarata e nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul dhe ajo e ministrit të jashtëm holandez flasin qartë.

“Politikanët janë të zotët të shesin sapunin për djath. Duhet të heqim dorë nga kjo sjellje pasi kështu nuk mund të shkojmë në Europë. Nëse lexoni deklaratën e plotë të Wadephul apo ministrit të jashtëm holandez, komentet e mia janë të tepërta”, u shpreh Basha.

Sa i përket 15 kushteve të vendosura nga BE, kryetari i PD deklaroi se, ato tregojnë gjendjen reale të vendit.

15 Kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria:

1. Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetuese.

2. Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.

3. Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.

4. Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.Ndërkohë që qeveria shqiptare do të ketë dhe 11 detyra të tjera shtëpie për të përmbushur.

Sipas materialit Shqipëria duhet të përmbushë:

1. Finalizimi i SPAK sipas formës kushtetuese.

2. Shqipëria duhet të ndërpresë menjëherë numrin e lartë të azilkërkuesve në BE dhe të sigurojë riatdhesimet.

3. Qeveria Shqiptare duhet të amendojë ligjin e mediave në linjën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:

4. Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.

5. Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.

6. Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.

7. Proces të prekshëm në reformën administrative.

8. Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

9. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.

10. Adaptimin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së

11. Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here