Denoncimet e PD, Krimet e Rënda nisin hetimet për disa krerë policie

0
146

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj disa drejtorëve të Policive në qarqe dhe shefave të komisariateve. Vendimi është marrë pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga ana e Partisë Demokratike, për lidhje të krerëve të policive me njerëzit që kanë mbjellë kanabis sativa. Burime nga Krimet e Rënda kanë bërë të ditur se, do të hetojnë të gjitha akuzat që janë bërë këto ditë nga nënkryetari i PD-së, Edi Paloka. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se të gjithë krerët e Policive në Qarqe dhe shefat e komisariateve janë të implikuar direkt në mbjelljen e lëndëve narkotike kanabis sativa në zonat që ata mbulojnë. Nuk dihet ende se në çfarë faze kanë shkuar hetimet në lidhje me këto dyshime dhe a është provuar implikimi i zyrtarëve të policisë. Ndërkaq në policinë e shtetit prej një muaji po kryhen takime periodike mes strukturave drejtuese të policisë së shtetit dhe drejtorëve të policisë në qarqe të cilët raportojnë për situatën e luftës narkotike në secilin qark.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here