Berisha publikon foton mbresëlënëse: Atyre u flitet me gjuhën e arsyes dhe jo të panikut, dhunës dhe terrorit!

0
110

Një fotografi mbresëlënëse është publikuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, e bërë në Prishtinë: qytetarë, duke pritur në radhë në largësi e me respekt, për të blerë bukë.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar këtë foto duke e ballafaquar me realitetin në Shqipëri, ku Kryeministri Edi Rama nuk ka munguar t’i kërcënojë qytetarët për mosrespektimin e distancimit social në këto ditë epidemie.

Berisha shkruan: “Në Prishtinë, qytetarët në radhën e bukës! Ku atyre u flitet me gjuhën e arsyes dhe jo të panikut, dhunës dhe terrorit!”

Fotografia i është dërguar nga një qytetar, i cili jepte edhe hollësira: “Përshëndetje z Berisha. Kjo foto është në vendin e quajtur Kurrizi në Prishtinë. Duke pritur për të blerë bukë. Ju faleminderit.”

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here