Rama humbet kontrollin nuk di më çfarë flet: Ushtria po na mbron nga tradhtarët…

0
83

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte te rezervat e shtetit për të mbikëqyrur përgatitjen e pakove që shpërndahen në këtë situatë izolimi, për familjet në nevojë dhe pensionistët.

Në lidhje me daljen në rrugë të Policisë Ushtarake, ministrja shpjegoi: “Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga policia apo ushtria, por të jenë shumë të disiplinuar për të respektuar masat që janë shumë të domosdoshme për të minimizuar humbjet. Ata janë në territor për të siguruar që masat do të respektohen. Forcat e Armatosura po ndihmojnë policinë, nuk kanë tagrin për të vendosur masa ndëshkimore, por kanë tagër për të shoqëruar në komisariat”.

Por ndryshe mendon kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ushtria po mbron popullin nga tradhtarët.

“USHTRIA NË DY FRONTE

-FORCA TË SHUMTA USHTARAKE JANË PËRFSHIRË NË OPERACIONIN HUMANITAR DHE KRAH PËR KRAH ME POLICINË E SHTETIT, NË MBROJTJEN E POPULLIT NGA TRADHËTARËT!

-MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR FORCAT TONA TË ARMATOSURA” shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here