Kryemadhi uron Sulltan Novruzin dhe lutet për shqiptarët: Ta fitojmë betejën e jetës me të keqen!

0
108

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar sot festën e Sulltan Novruzit, e bashkë me urimin ajo lutet për të gjithë shqiptarët.

STATUSI I PLOTË

Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit të gjithë shqiptarëve!

Në këtë Ditë të Re të ringjalljes dhe shpresës, lutja dhe urimi im është për të gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë, punojnë e luftojnë në keto ditë të vështira.

Me bekimin që na jep besimi në Zot dhe përulësia ndaj Tij, me devocion dhe përkushtim, të gjithë të gjejmë dashurinë mes nesh dhe t’ju falim dashuri edhe të tjerëve.

Me forcën që ajo na jep, ta duam jetën dhe të bëjmë të gjitha përpjekjet e sakrificat për ta fituar betejën e jetës me të keqen, të ringjalljes mbi vdekjen, të shpresës mbi frikën, të besimit mbi pasigurinë!

Zoti ju bekoftë të gjithëve ju!
Zoti e bekoftë Shqipërinë! ???

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here