Risia/ Pyetje-përgjigje me kandidatët live, Petrit Vasili nis serinë “LSI ka një përgjigje për ty”

0
130

Lëvizja Socialiste për Integrim ka njoftuar për një risi të re komunikimi mes kandidatëve për deputetë me elektoratin. Në rrjetin social ‘facebook’ do të lançohet emri i kandidatit i cili do të përgjigjet për pyetjet të cilat ndjekësit do ti drejtojnë. Çdo pikëpyetje, diskutim dhe sygjerime në lidhje problemet apo pakënaqësitë do të diskutohet dhe do tju jepet përgjigje aty, shkruan standard.al.

Sot në orën 17:00, do të jetë Petrit Vasili, kreu i kësaj force politike.

Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në rrjetin social ‘facebook’.

Postimi i plotë

 

Keni pyetje? LSI ka përgjigje. Sot, LSI lançon serinë “LSI ka një përgjigjepër ty” në Facebook, ku ju keni mundësinë t’i drejtoni pyetje kandidatëve të LSI. Kandidatët e LSI do të zgjedhin pyetje nga të gjithë shqiptarët dhe do të përgjigjen se si do të krijojnë një shans për të gjithë dhe si do të ofrojnë zgjidhje për problemet me të cilat njerëzit përballen. #NjeShansPerTeGjithe

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1574874049192514/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here