Koronavirusi/ Gjendje e jashtëzakonshme edhe në Kosovë, Thaçi nënshkruan dekretin

0
124

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, rreth gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

“Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sotëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.

Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme Thaçi e dha të martën mbrëma, gjatë një konference shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, Qeveria, gjatë një konference pas asaj të Thaçit, e quajti këtë gjë masë ekstreme dhe të panevojshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here