24 shqiptarë bllokohen në Hungari. Njëri me simptoma koronavirusi…

0
130

Pas bllokimit të kufijve për alarmin e ngritur nga koronavirusi, 24 shqiptarë të “ngecur”. Ata nuk u lejuan të kalonin kufirin Hungari-Serbi.

Burime për ABC News nga Ministria e Jashtme, bëjnë me dije se grupi është kthyer në Budapest, është nën kontakt nga ambasada jonë në Hungari.

Ndërkohë një prej turistëve shqiptarë u paraqit me temperaturë të lartë dhe është veçuar nga grupi i autobusit dhe është transportuar me ambulancë.

 

Ndër të tjera mësohet se grupi i shqiptarëve të ndaluar ishte në përfundim të një udhëtimi turistik me autobuz në Budapest, u kthye në kufirin serb. Ambasada shqiptare në Hungari po organizon kthimin e tyre me avion nesër në orën 6 të mëngjesit.

Ende nuk janë siguruar të gjitha biletat për ta, dhe po komunikohet me kompaninë e fluturimit për vendet e lira. Ndërsa ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk jep informacion zyrtar mbi raste të ngjashme nëpër Evropë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here