Denoncoi mungesën e mjeteve për stafin mjekësor, shkarkohet mjeku…

0
119

lir Allkja, mjeku i Urgjencës së QSUT-së që denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor është shkarkuar nga puna. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ilir Allkjas i është kërkuar që të mos paraqitet më në punë, ndërkohë që ende nuk i ka shkuar ende një shkresë zyrtare për largimin nga puna.

Ende nuk dihet shkaku i kërkesës për largim nga puna të Allkjas, por ai është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua nga vetë Allkja përmes një postimi në facebook, ku shkruan se për arsye të panjohura i është kërkuar largimi nga puna.

Miq, sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion!

Kerkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulët e Edi Ramës dhe e Skënder Bratajt në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë ! Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve !
Ju dua shumë !
– shkruan Allkja në postimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here