Dashnorë të egër të pushtetit/ Manjani ‘shpërthen’ në akuza: Anti shteti dallohet menjëherë…

0
152

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka krahasuar videot e Kryeministrit Edi Rama me apelet dhe mesazhet për koronavirusin me ato të talebanëve.

Manjani ka reaguar pas fotove të postuara nga gazetarja Sonila Meço, e cila ka përmbledhur reagimet e liderëve botërorë, por jo vetëm, duke i krahasuar me reagimin e Edi Ramës.

“Kjo përmbledhje krahasuese fotosh nga Sonila Meço, spjegon thelbin e problemit.

Të gjithë në foto janë dashnorë të egër të pushtetit, por të gjithë, përveç njërit, sillen si shtetarë.

Anti shteti dallon menjëherë. Njësoj si talebanët që kërcënojnë gjith dynjanë me video private…”, shkruan Manjani në rrjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here