Ademi: Sot, detyrë e çdo shqiptari të japë kontributin për demokracinë!

0
113

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, i ka bërë thirrje, ndërgjegjes së çdo qytetari shqiptar, se është detyrë e tij të japë kontributin e tij për Shqipërinë sot, për të protestuar për dhunimin e demokracisë.

“Është detyrë e çdonjërit prej nesh, e çdo shqiptari të japë kontributin e tij për Shqipërinë, në këto momente shumë të vështira! – shkroi Ademi. – Nuk është çështje partish, nuk është çështje thjesht e zëvendësimit të një qeverie me një tjetër! Është çështje e demokracisë që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!

Ky kryeministër, jo vetëm nuk pyet për institucione, jo vetëm nëpërkëmb çdokënd që e kundërshton, jo vetëm shkel liritë e të drejtat më elementare të qytetarëve, por dhunon ditën për diell edhe në fokusin e mediave gazetarë, studentë, të rinj e të moshuar!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here