Nga aktorët amerikan, te trajneri i Arsenalit, ja VIP-at e infektuar me koronavirus

0
189

Koronavirusi nuk është shaka, këtë mund ta dëshmojë fare mirë numri i lartë i VIP-ave, personaliteteve nga kinematografia, politika por edhe sporti të cilët janë prekur nga ky virus i frikshëm.

Më poshtë ju sjellim një listë të plotë të gjithë atyre që kanë rezultuar pozitiv deri tani.

Kështu është infektuar aktori amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, aktorja e këngëtarja Rita Wilson.

Rezulton pozitiv shkrimtari kilian, Luis Sepulveda. Ai i ndjeu simptomat e para më 25 shkurt dy ditë pasi u kthye nga një festival për letërsinë në Portugali.

Lista vijon me trajnerin e Arsenalit, spanjolli Mikel Arteta, futbollisti anglez Callum Hudson-OChelsea). Janë infektuar pesë lojtarë të Sampdoria-s: Manolo Gabbiadini, Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsby. Pozitiv ndaj covid 19 ka dalëedhe asketbollisti francez Rudy Gobert.

Çiklistët, kolumbiani Fernando Gaviria dhe rusi Dmitry Strakhov janë prekur gjithashtu.

Nga bota politike, kryeministri kanadez Justin Trudeau do të rrijë në izolim për dy javë, pasi bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire Trudeau, rezultoi pozitive me COVID-19.

Pozitive ka rezultuar edhe Irene Montero, ministrja spanjolle për Barazinë, po ashtu Pablo Iglesias, zëvendëspresident i qeverisë spanjolle dhe lider i partisë radikale të majtë ”Podemos”.

I infektuar është edheFranck Riester, ministri francez i Kulturës.

Nadine Dorries, sekretarja e Shtetit për Shëndetësinë, Britani e Madhe.

Shumë zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë zëvendëspresidenten Massoumeh Ebtekar dhe Iraj Harirchi, zëvendësministri i Shëndetësisë.

Peter Dutton, ministri i Brendshëm Australian.

Fabio Wajngarten, kreu i shërbimit të shtypit për presidentin Brazilian, Jair Bolsonaro. Po ashtu edhe Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv. Ky i fundit është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, i cili tha sot se nuk kishte simptoma të virusit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here