Denoncimi i fortë i ish-deputetit: Koronavirusi namin ka, Oligovirusi po bën kërdinë…

0
104

Gent Strazimiri, ish-deputet i PD-së, ka reaguar lidhur me masat e Qeverisë ndaj koronavirusi, duke vënë theksin se fondet e përcaktuara janë të pamjaftueshme.

Sipas Strazimirit, për 70% të familjeve shqiptare që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë (burimi Banka Botërore), alternativa nën karantinë është nëse do vdesin nga virusi, apo nga uria.

“Janë ata që po s’punuan sot, nuk hanë dot sot!

Emergjenca virale në këtë vend, shkon në një hap me emergjencën humanitare, por qeveria “socialiste”, me demek “qeveria e të varfërve” ka vendosur të shpenzojë vetëm 3.5 milionë dollarë, ose 40 herë më pak se ç’shpenzon për oligarkët që “na shërbejnë” … kur s’kemi asnjë emergjencë e as nevojë!!!

70% e familjeve shqiptare nuk i lejon Oligo-virusi që të mbrohen nga Korona-virusi”, shkruan në rrjet Strazimiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here