Presidenti i PE futet vetë në karantinë, sapo u kthye nga Italia! COVID-19 obligon çdo njeri të jetë i përgjegjshëm…

0
233

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli tha se ai do të punojë nga shtëpia e tij në Bruksel, pasi u kthye nga një vizitë që kishte bërë në Itali.

“Unë kam vendosur, pasi qeshë në Itali për fundjavë, që si masë parandaluese, të zbatoj udhëzimet dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia në Bruksel, në përputhje me 14 ditët që kërkon protokolli shëndetësor”, tha ai.

Në një deklaratë që u publikuar 30 minuta më parë nga Brukseli citohet Sassoli:

“Bazuar në situatën më të fundit në Itali, Parlamenti Evropian ka aktualizuar masat për të mbrojtur shëndetin, ndërkohë që garanton se puna legjislative dhe buxhetore dhe ajo e organeve të brendshme të Parlamentit mund të vazhdojë.

Kjo do të bëjë që Parlamenti të jetë në gjendje të votojë në vijim, masat për trajtimin e COVID-19.

Masat e reja të ndërmarra nga qeveria italiane e shtrijnë zonën e mbrojtur në të gjithë territorin Italian. Kjo ka pasoja të rëndësishme lidhur me qasjen e deputetëve italianë. Për këtë arsye, kam vendosur, meqënëse isha në Itali këtë fundjavë, si një masë paraprake, të ndjek udhëzimet dhe të ushtroj funksionim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e kërkuara nga protokolli shëndetësor.

COVID-19 obligon çdo njeri të jetë i përgjegjshëm dhe të bëjë kujdes. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund ta bllokojë demokracinë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here