Kosova jep dhjetë milionë euro për përballimin e koronavirusit edhe pse nuk ka asnjë të prekur

0
110

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ministria e tij ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u përballur me koronavirusin edhe pse nuk ka asnjë të prekur.

‘Në funksion të menaxhimit të situatës MSH ka ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për tu përballur me këtë virus. Deri në ditën e sotme janë testuar 62 raste të dyshimta të gjitha negative. Tani po presim të dalin rezultatet edhe për rastet e reja’, ka thënë Vitia.

Vitia ka kërkuar që të aprovohet plani për veprim në vlerë prej dhjetë milionë eurosh, në mënyrë që të jenë të gatshëm të reagojnë kundër koronavirusit. Kjo kërkesë e Vitisë është miratuar nga qeveria.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here