U propozua për karantinë, çfarë po ndodh në konvaleshencën e Durrësit…

0
105

Në Shqipëri janë konfirmuar tashmë dy rastet e para të koronavirusit, pasi babë e bir ndodhen të izoluar tek Infektivi në QSUT.

Ndërkaq, konvaleshenca e Durrësit është propozuar pak ditë më parë si vend që do të përdorej si karantinë në rast se do të kemi një shpërthim në masë të koronavirusit.

Në një lidhje direkte pikërisht nga shtëpia e pushimit të ushtarakëve, gazetari Leonidha Musaj bën me dije se ende nuk ka asnjë shenjë të kthimit të konvaleshencës në karantinë. Sipas gazetarit konvaleshenca vijon ende të jetë një zonë ushtarake dhe nuk ka lëvizje të personeleve mjekësore.

Sakaq, qeveria në mbledhjen e sotme urdhëroi karantinim të detyruar 14 ditë për personat që vijnë nga Italia e Veriut, ku virusi i ri ka shpërthyer në masë. //abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here