Marku del kundër kampit me 5000 sirianë! Jep arsyet pse Lezha nuk është vendi i duhur për të ngritur një kamp…

0
109

Pasditen e sotme është bërë publik një plan për strehimin e refugjatëve sirianë – rreth 26 mijë – në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Njëra ndër këto zona ku do të strehohen refugjatët sirianë është edhe Gjadri, ku sipas planit në Gjadër të Lezhës do të ngrihet kampi për të strehuar 5000 sirianë.

Pak minuta mëparë ka reaguar edhe ish-nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Zj. Alfrida Marku, e cila ka bërë një listë të detajuar me arsyet përse Gjadri ose Lezha nuk është vendi i duhur për të ngritur një kamp të tillë.

Lexojeni të plotë reagimin e saj:

Banorët e Lezhës, autoritetet vendore, përfaqësues të Lezhës në nivel qëndror si dhe çdo figurë publike me autoritet përfaqësimi DUHET të reagojnë kundër ngritjes së kampit në Gjadër ku do të vendosen 5 mijë refugjatë nga Siria. E kjo për disa arsye:

  1. Shqipëria nuk ka situatën ekonomike dhe sociale për të pritur 30 mijë refugjatë. Gati 500 mijë shqiptarë të larguar në 7 vjet, varfëri e pasiguri e thellë si dhe pamundësia financiare e Qeverisë shqiptare për të mbuluar situatën e post tërmetit. Shtete të tjera mund dhe duhet të presin popullin siran.
  2. Të ardhurat për frymë si dhe çfarë i dedikohet Lezhës nga Buxheti i shtetit janë të pamjaftueshme për një standart që në masën dërrmuese është larg mesatares së jetesës.
  3. Vendimi për pritjen e 30 mijë sirianëve duhet të kalojë patjetër në Referendum Kombëtar, e diktuar nga situata e rëndë ekonomike e sociale që po kalon Shqipëria.
  4. Në Lezhë, harmonia krahinore dhe fetare është model por edhe e brishtë aq sa gjithmonë është treguar kujdes të ruhen balancat në pushtet dhe përfaqësim.
  5. Integrimi i refugjatëve do ishte jo i lehtë. Duam apo s’duam ta pranojmë.
  6. Rendi dhe siguria në vend janë në pikën më të ulët. Refugjatët mund të shfrytëzohen edhe si kontigjent për punë në rrjetin e drogës.

Shpopullimi i Shqipërisë, përpjekja për të cënuar integritetin territorial të Kosovës si dhe ardhja e mijëra sirianëve në vendin tonë, duket se janë pasojë e një plani afatgjatë për të humbur identitetitin e popullit shqiptar.

E për të mos harruar se donacionet dhe kreditë e dhëna për rindërtimin, kanë pasur pa asnjë dyshim kushte të cilave antishqiptari Rama u është nënshtruar pa kushte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here