2 kamikazë hedhin veten në erë në Ambasadën Amerikane/ 1 polic i vdekur dhe 6 të tjerë të plagosur…

0
101

Dy kamikazë janë hedhur në erë jashtë ambienteve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin tunizian, Tunis, ku si pasojë një polic humbi jetën dhe gjashtë persona të tjerë mbeten të plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale shihen automjete të dëmtuara në ambientet e jashtme të ambasadës.

“Ne dëgjuam një shpërthim shumë të fuqishëm. Ne pamë pjesët e ndara të një terroristi të shtrira në tokë”, tha Amira, një shitëse dyqani, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Dy kamikazët ishin duke udhëtuar me një motor, në momentin që u vetëshpërthyen. Si pasojë e shpërthimit një patrullë policie që ishte vendosur në ndjekje të tyre, u dëmtua rëndë, ku si pasojë një oficer humbi jetën ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Ndërkohë me anë të një postimi në Twitter, Donald Blome, ambasadori amerikan në Tunizi, shprehu falenderimet dhe ngushëllimet e tij personave që ndihmuan në sigurimin e institucionit që ai përfaqëson.

“Unë falenderoj autoritetet tuniziane, të cilët vendosën sakrifikuan veten e tyre në mbrojtjen e Ambasadës Amerikane”, u shpreh ambasadori.

Ky nuk është rasti i parë ku një ambasadë sulmohet në Tunis. Kujtojmë që vitin e kaluar militantë të ISIS pranuan përfshirjen e tre shpërthimeve në kryeqytet, përfshirë një në afërsi të Ambasadës Franceze, nga ku u vra dhe një polic, shkruajnë mediat e huaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here