Një grua nga Lushnja dyshohet me koronavirus, pasi u kthye nga Italia! Izolohet në karantinë

0
90

E ardhur prej dy ditësh nga Italia, një grua nga Lushnje izolohet në QSUT, pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me koronavirusin.

Gruaja që jetonte në Padova ka shfaqur vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Gruaja fillimisht është ekzaminuar në spitalin e Lushnjes ndërsa më pas është izoluar në karantinën e këtij spitali. Më pas e kanë transportuar me urgjencë në QSUT, pas dyshimeve se mund të jetë prekur nga koronavirusi. Ajo i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme dhe pritet që Instituti i Shëndetit Publik të konfirmojë nëse është apo jo mbartëse e virusit vdekjeprurës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here