Konferenca! Meta i përgjigjet Ruçit: Kuvendi të mos pozicionohet në anën e grupit mafioz, ai e kupton fare mirë që…

0
105

 

Në konferencën për mediat, kreu i shtetit tha se beson që kryeparlamentari “do të kërkojë hetim për këtë cështjen e Ministrisë së Drejtësisë, se e kupton fare mirë që është vepër e patolerueshme, sepse faktet e reja që ndodhën kërkojnë analizë nga Kuvendi për t’u pozicionuar në anën e shtetit të së drejtës, jo të një grupi mafioz që po asgjëson edhe atë pak legjitimitet që i ka mbetur Kuvendit”.

“Po dëgjoja kryetarin e kuvendit dhe kam një pyetje miqësore, instutucionale dhe shoqerore pse duhet të krijohet kjo situatë kur presidenti në kohën e duhur i ka kërkuar bashkëpunim, luajalitet kushtetues të mos shkelim e dëmtojmë kushtetutën, të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë të Kushtetueses, që presidenti të bënte veprimin tjetër dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje përkundrazi, të hënën 3 orë para se të vendosnin për dy vakancat, ka bërë një mesazh publik që e ka marrë vesh cdo deputet dhe cdo qytetar, por besoj ai do të kërkojë hetim për këtë cështjen e Ministrisë së Drejtësisë, se e kupton fare mirë që është vepër e patolerueshme, sepse faktet e reja që ndodhën kërkojnë analizë nga Kuvendi për t’u pozicionuar në anën e shtetit të së drejtës, apo të një grupi mafioz që po asgjëson edhe atë pak legjitimitet që i ka mbetur kuvendit”, u përgjigj Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here