Gjirokastra në pritje të 5000 refugjatëve sirianë, kampi i parë pritet të ngrihet…

0
157

Në pikën kufitare të Kakavijës ka nisur puna për pritjen e 5000 refugjatëve sirianë. Pas krizës në Evropë me refugjatët nga Siria, Shqipëria po parapërgatitet për të qenë gati në rast se do të përballet me një situatë të tillë emergjente. Burime bëjnë me dije se katër institucione në vend po diskutojnë për të marrë përgjegjësitë në një situatë të tillë, teksa është përcaktuar edhe pika e parë pritëse.
Ka nisur puna nga qeveria shqiptare për sa i përket hartimit të planit të pritjes së klandestineve. Një ndër pikat hyrëse është dhe ajo e pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Në rrethin e Gjirokastrës është parashikuar që të përdoren ambientet e ish-repartit ushtarak ne fshatin Arshilengo me një kapacitet rreth 5000 persona përfshirë këtu edhe emigrantët që do hyjnë në këtë qark. Organet kompetente janë ende në diskutim e sipër ndërkohë që burime bëjnë me dije se së shpejti do të nisë edhe puna ne terren.

Faxweb.al raportoi dje ekskluzivisht për një plan të qeverisë për pritur mijëra refugjatë sirianë në Shqipëri me pika të përcaktuara qartë në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani mendohet te strehohen mbi 20 mijë refugjatë, ndërsa aludohet se ata do të përdoren si punëtorë ‘loë cost’ dhe për procesin e rindërtimit pas dëmeve masive të tërmetit të 26 nëntorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here