Drejtoresha çudit para mediave, pas helmimit masiv në Fier: Pati probleme…nxënësja është shtatzënë

0
149

Yllka Beci, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Fier ka deklaruar se nxënësja e gjimnazit “Janaq Kilica”, u nis me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm, pasi pati disa probleme ngaqë është shtatzënë.

“Të lutem a mund të të të them diçka pa kamera ty, si nënë dhe si grua? A mund të të them diçka?

Me kamera do ta them, vajza është shtatzënë, pati probleme dhe ne nisëm në spital. Çfarë ka mo? Po është shtatzënë. ”, u shpreh drejtoresha pas një debati që pati me prindërit.

Një helmim masiv u përsërit një ditë më parë në shkollën e mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit.

Mbi 30 nxënës u dërguan me shenja të rënda helmimi në spital, pasi u ndjenë keq gjatë orëve të mësimit.

Dyshohet se ata janë helmuar nga një spraj, që lëshohet në ajër, duke përsëritur të njëjtën gjë që ndodhi rreth një javë më parë, ku u helmuan 7 nxënës, po të kësaj shkolle. Për këtë ngjarje, Policia ka proceduar 2 të rinj, nga 15-vjeç.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here