Jo vetëm në Shqipëri, plas edhe në Itali skandali me “shitjen e detit”

0
237

Jo vetëm Shqipëria me Greqinë, por edhe Italia me Francën… Kryetarja e partisë “Fratelli d’Italia” ka akuzuar qeverinë e vendit të saj se është duke u përpjekur që të japë “goditjen e fundit të poshtër për ti dhuruar Francës pjesë të ujerave territoriale të Italisë, dhe bashkë me to edhe depozita të pasura me naftë që janë zbuluar së fundmi në brigjet e Sardenjës”.

“Kjo është pasojë e një traktati të çmendur të nënshkruar nga Gentiloni në vitin 2015 kur ai ishte Ministër i Punëve të Jashtme, të cilin ‘Fratelli d’Italia’ e kishin sfiduar në atë kohë”, shtoi Giorgia Meloni.

“Një marrëveshje e pakuptimtë që penalizon Italinë dhe motivet e së cilës (marrëveshjes) janë të pakuptueshme, vijon politikania djathtë në një reagim në rrjetet sociale.

Meloni bën edhe një paralajmërim për kryeministrin Paolo Gentiloni, si dhe një thirrje për presidentin Sergio Mattarella:

“Gentiloni mos guxo të kryesh këtë operacion dhe bllokoje para 25 Marsit, siç parashikohet nga Traktati i Kaenit, faljen e ujërave tona territoriale. ‘Fratelli d’Italia’ nuk do të pranojë kompromise për këtë operacion me konturne të turbullta, kërkojmë ndërhyrjen e Presidentit të Republikës Mattarella dhe shpallin nga tani aksione të forta në çdo seli”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here