Ka shkuar në 25 numri i viktimave të shkaktuara nga tornado, që dje goditi Shtetin amerikan të Tennessees.
Bashkiaku i Nashville, John Cooper, ka bërë me dije se rreth 150 persona janë shtruar në spital ndërsa pothuajse 50 godina të qytetit janë shkatërruar plotësisht. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar që do të vizitojë zonat e goditura nga stuhia të premten.