Reforma zgjedhore/ Oerd Bylykbashi- ambasadorëve: Rama, pengesa kryesore për zgjedhje me standarde demokratike

0
101

Përfaqësuesi i PD-së dhe i opozitës për Reformën Zgjedhore ka zhvilluar një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA , OSBE dhe ODIHR.

Oerd Bylykbashi, deklaroi se Edi Rama është pengesa kryesore për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde demokratike në vend.

“Zgjedhjet kanë arritur nivelet më të ulëta në raport me standardet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standardeve të OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kanë si shqetësim prioritar shkeljen e standarteve bazë: lirisë dhe sekretit të votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës. Produkt i këtyre standardeve të dhunuara është parlamenti i dalë nga votat e blera dhe të dhunuara në 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri në të gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist”- mësohet të ketë thënë Bylykbashi.

Sipas tij, legjitimiti i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësimit demokratik me vote, nuk është thjesht i minuar, ai thjesht nuk ekziston.

“Parimet që kanë dështuar në zgjedhje janë parime kushtetuese. Dhunimi i tyre masiv, në çdo vend normal do të çonte në anulim të zgjedhjeve ‎nga gjykata kushtetuese dhe sistemi gjyqësor. Por në Shqiperi asnjë gjykatë nuk ekziston apo nuk është e lirë nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancia nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës, por e demokracisë përmes zgjedhjeve. “- u shpreh Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here