Civici për amnistinë fiskale: Pa mirëkuptim me opozitën ligji mund të kthehet në bombë me sahat

0
111

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, duke folur për amnistinë fiskale deklaroi se ky ligj duhet të bëhet në marrëveshje të plotë me opozitën, pasi ndryshe mund të kthehet në bombë me sahat.

Në tërësi sukses në amnistinë fiskale kanë vendet perëndimore. Ne po flasim sot detajet, ndërsa besoj se duhet që të fokusohemi tek objektivi. Në tërësi ka disa objektiva dhe ka të bëjë me bindjen se një vend ka sektor informal shumë të zhvilluar paralel. Berluskoni kur bëri reformë fiskale tha se kemi një Itali formale dhe një Itali informale dhe prandaj shpalli dhe realizoi këtë amnisti edhe Berluskoni. Ka edhe raste të tjera, edhe Greqia e ka bërë.

Ka edhe raste kur bëhen transformime totale dhe amnistinë totale e bën me revolucion fiskal. Kemi krijuar bindjen se në Shqipëri ka shumë para të padeklaruar brenda dhe jashtë. Ka Shqipëri informale. Duhet një vendim politik dhe është ndër vendimet më të rëndësishëm që merr një qeveri.  Pa marrëveshje me opozitën, këto bëhen një bombë me sahatKjo sepse opozita mund të vijë nesër në pushtet dhe bën tjetër gjë. Nëse pas një farë kohe nuk ka rezultate formaliteti, atëherë kjo amnisti është një dështim. Prandaj, duhet bërë me goditje finale dhe duhet një performancë e shkëlqyer në ligj”, tha Civici./News 24

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here