Bulevardi i Edi Hilës/ Nga monarkia, fashizmi, komunistët dhe protestat e fundit…

0
134

 

 

 nga Violeta Murati

 

Piktori Edi Hila flitet se është larguar nga Shqipëria, përgjithnjë. Miku më i afërt i kryeministrit aktual, deri në adhurim, duket se ka zgjedhur kohën e këtij politikani për t’u larguar, në një moment domethënës. Sicc duket, paralajmërimi ka ndodhur në 2018, kur Hila hapi ekspozitën në Galerinë Kombëtare të Arteve Udhëtimi në Retro i Edi Hilës, shënoi përvojën e artistit që kaloi në Muzeun e Varshavës dhe Dokumenta 14 të Athinës. Dinjiteti i njeriut, dhe shqiptarët në komunizëm janë thelbi.

 

Hyrja në një muze nuk është gjithnjë argëtuese, siç mund të ndodhë në kryeqytetin shqiptar, kur histories i kanë “fjetur” epokat qoftë edhe mbi një vepër arti. Ka arsye politike, estetike por edhe një ego konkrete pse një piktor si rasti i Edi Hilës të rrëfejë këtë histori, në një natyre retro. Nuk ka asnjë mëdyshje që ky piktor është par exelence për një terren të pazhvilluar mirë, e ku sistemi i vlerave po kalon një fazë kaotike si kjo e tanishmja duke u shpallur si shqetësim për ata që kërkimet i kalojnë jashtë kufinjve. Në 2018-ën, ekspozita e Edi Hilës në Galerinë Kombëtare të Arteve ishte e vetmja ngjarje në artet pamore që tërhoqi vëmendjen e publikut por edhe, e vetmja me të cilën u identifikua ky institucion përgjatë një viti. Udhëtimi në Retro i Hilës, vjen pas përvojës që artisti kaloi në Muzeun e Varshavës dhe Dokumenta 14 të Athinës, ku dinjiteti i njeriut dhe epoka shqiptare e komunizmit krijuan tablonë reale pse gjurma artistike e Hilës i ngjan një fenomeni. Bashkë me piktorin kemi marrë një udhëtim, një bisedë të kapërcimit të kohëve, si një piktor ndalet para “krijesës” së tij, tashmë të kryer, dhe jep një vetëdije individualitet artistik, jo duke refuzuar por duke eksploruar mbi kohë të humbura, dhe indin gjenetik të tij, të nisur e ndërprerë, dhe që sot ka një afirmim jashtë kufinjve, m’u për këtë arsye.

-V.M: Me të hyrë në këtë ekspozitë ne kemi një pamje gri, që tregon ndoshta një jo vetëm retron tuaj, por një raport estetik me çfarë keni përjetuar në dy epoka, cili është sot Edi Hila në këtë raport?

Edi Hila: “Nëse nisemi nga këto tablo, nga seria e Bulevardit, dhe seria tjetër e Penthausit nuk është i shkëputur nga vetë bulevardi, nga objekti i pikturuar. Pra, objekti im i pikturimit nuk është më një natyrë e qetë, njeriu por është bulevardi dëshmorët e kombit. Në të gjitha tablotë shqetësimi ka qenësi do ta pikturoj? Këtu janë tre katër moment të një portreti, kun ë një rat duekt prespektiva e bulevardit, qëështë një kënd pamje, dhe në një rast tjetër është shtarvani; në një rast tjetër është kryeministria që unë i kam rënduar poshtë elemetnët e shtarvanit, po që nuk ekzistojnë por që janë fiksimi im; më pas në rastin tjetër qëështë një njollë e zezë që në realitet është një pemë e vogël, që i del mu përballë, ministrisë. Këtu ka pesë piktura sa janë portrete të bulevardit. Kjo është e lidhur me shumë arsye të miat të cilat janë estetike që kanë buruar nga vetë arkitektura e këtij bulevardi qëështë shumë e specifikuar, shumë e veçantë në aspektin e organizimit tëproporcioneve, dimensioneve, harmonisë që për mendimin tim është diçka e përkryer dhe ky është një lloj neoklasiku nga arti i hershëm i klasikut grek apo romak  që vjen përmes një filozofie, e që shoqërohet nga një ideologji siçështë ajo e diktaturës, e grande imperos siç ishte ajo e Musolinit. Sigurisht shqetësimi ishte që në këtë seri të bëhej prezente kjo lloj prekjeje, kjo filozofi me këtë pjesë të historisë.”

 

-Edi Hila një piktor që nuk pranoi të mashtrohej nga gjurmët e transformimit, në ndjekjen e kërcënimeve të ndryshimeve që vinin bashkë me të. Duke prezantuar artistët e mënjanuar nga Europa Lindore, Muzeu i Artit Modern në Varshavë para pak kohësh me këtë argument i referohej veprës së Hilës, duke paraqitur për herë të parë krijimtarinë e tij në këtë muze.

I njëjti pasazhështë transferuar në Tiranë, duke u përfshirë në projektin “Piktori i transformimit”, në rastin e Hilës të lidhur me Shqipërinë e dikurshme në raport me ndryshimet e sotme.Puna e pas ’90-ës, – kur artisti ndjek kërkimet e tij drejt pikturës, se si ai vëzhgoi me kujdes jetën pas rënies së diktaturës, në përpjekje të përshkruajë realitetin e transformimit shoqëror – është e shfaqur në serinë novatore Comfort (1997). Duke vazhduar në këtë rezistencë të realitetit, Hila vendoset në disa seri, ndër më të rëndësishmet Paradoks (2000-2005), Marrëdhëniet (2002-2014), Kërcënimet (2003-2009), Objekte në rrugë (2007-2010), Bulevardi i dëshmorëve të kombit (2015) dhe Një tendë në çatinë e makinës sime (2017). Kuratorët e ekspozitës Kathrin Romberg, Erzen Shkololli dhe Joana Mitkovska e vlerësuan këtë lloj pikture nga detajet të cilat ai i shfrytëzon për të përcjellë të vërtetën psikologjike të fenomenit të vëzhguar. Duke përzgjedhur me kujdes temat, te Hila veçojnë forcën e autenticitetit të vëzhgimit të përditshëm, si dhe universalitetin e parimit ekzistencial. “Në versionin e tij, kjo shmang transformimin në Evropën Lindore të aksidentit ose aventurës tipike të shumë prezantimeve dhe i jep asaj peshën e të vërtetave, sikur të ishte kronisti i tij përfundimtar”. I mbështetur te klasicizmi, piktura e Hilës shihet si një magjepsje me burimin te Rilindja. “Është sikur modernizmi të zhduket nga fusha e tij e interesit dhe nuk ka dilema të modernitetit. Kjo është arsyeja pse transformimi, në përplasje me traditën klasike të pikturës dhe të ekuilibrit të kuptuar në shpirtin e largët të Rilindjes, e përcjell në mënyrë të qartë ndarjen dhe goditjen ndaj harmonisë dhe rendit.Nga ana tjetër, ajo është e rrënjosur në dilemat njerëzore që janë të vështira për t’u fshehur”. Mbi këtë ide ekspozita e Edi Hila në Muzeun e Artit Modern në Varshavë u pa në kontekstin e një sërë ekspozitash të përkushtuara për artistët e anashkaluar nga Europa Lindore ku gjatë viteve të fundit në këtë muze ka pasur disa ekspozita monografike. Por ky projekt shtrihet përtej kuriozitetit akademik ose nevojës historike.

 

-Kjo nevojë historike, ashtu siç mund të thërritet “shpirti i së kaluarës” nis ekspozitën me ciklin Bulevardi “Dëshmorët e kombit”, për të cilën, tregon: “Bulevardi kryesor në Tiranë është një vend simbolik dhe plot ambiguitet, i cili mbart shumë kuptime të ndryshme. Ai ofron një pasqyrë të hitorisë së vendit.“Bulevardi “dëshmorët e kombit” është dëshmi e shumë qeverive të njëpasnjëshme e autoritare; nga monarkia dhe pushtuesit italianë tek komunistët.Këtu u mbajtën parade ushtarake dhe festa shtetërore ndërsa sot organizohen manifestime dhe protesta. Është gjithashtu projekti më perëndimor në arkitekturën e pasluftës në Shqipëri. Kur fillova të punoja në serinë e pikturave dedikuar kësaj hapësirë, reflektova shumë mbi esencën e saj kaq komplekse”, ku hyjnë “Bulevardi1”  qëështë në koleksionin Roger Diener, Bulevardi2, 4, në Galerinë Mitterrand, Paris, krijuar më 2015; Bulevardi 3, ndodhet në Muzuen e Artit Modern në Varshavë etj,.

 

-V.M: Pavarësisht idesë së arkitekturës, do t’ju implikojmë pak me situatën e ngjyrave që ju keni krijuar në këtë seri, lëvizni jo në ngjyra klasike, që kanë të bëjnë me një prespektivë midis romantizmit dhe dijes, por është një ngjyrë që lidhet me politikën, a është kjo një atmosferë që i përgjigjet gjendjes tuaj të brendshme?

Edi Hila:“Kjo nuk ka të bëjë me idenë e ngjyrës, edhe grisë, por me idenë e arkitekturës. Ajo që është kryesore është atmosfera e misterit, e diçkaje që ti nuk e di, e pranishme e një ngjarje që nuk ka ndodhur ose do të ndodhë. Në këtë kuptim kjo shoqëron gjithë serinë e tablove. Kur ishim të rinj në Bulevard ka pasur gjithnjë roje me ushtarë dhe për ne komiteti qëndror , kryeministria, ishte blloku të gjithë kishin roje…nuk kaloje dot. Ishte mister, një realitet i panjohur për ne, dhe ishte një diçka edhe e frikshme. Sigurisht ky moment, kjo psikologji nuk mund të jetë jashtë këtij konteksti, e shkëputur nga mënyrat e të menduarit, kur unë shkoj për të pikturuar bulevardin. Kjo është në esencën e problemit është ky moment ky mister. Bulevardi ka përcjellë një lloj misteri gjatë gjithë historisë që jetës së vet. Sot e kësaj dite, nuk është fjala për mister, horror, por është fjala për situata që ne nuk i dinim se çfarë do të ndodhë.”

 

-Me përmasa të mëdha, Anija e Emigrimit ka një nënfund të errët, që piktori e quan zjarr i zi. Në të zezën e saj një rreth i bardhë, si një hënë, si një dritë fundtuneli, e në kontekst si një shpresë e djegur mbi det, dhe si krahë del mbi të silueta e anijes…Ikja nga një njollë e vrazhdë, siç ishin vitet e diktaturës, e pas rënies së saj shqiptarët nuk i mbajti më vendi, për të cilët artisti reflekton disa momente: “Fill pas rënies së diktaturës, në fillim të procesit të demokratizimit, shqiptarët filluan të emigronin në mënyrë masive. Kështu, në këtë formë gati apokaliptike, filloi periudha e re e historisë modern të Shqipërisë duke vazhduar deri në ditët tona. Një kohë e shënuar nga vështirësi ekonomike dhe përpjekjet për t’u përballur me mbetjet e diktaturës, të cilat u bënë pengesë për zhvillimin e plotë të vendit. Triptiku “njerëzit e së ardhmes” është një punë sugjestive e mallëngjyese mbi tragjedinë që goditi Shqipërinë në mars të vitit 1997, kur 87 emigrantë që përpiqeshin të shkonim drejt Italisë (siç kanë bërë pastaj 800.000 detarë italianë)”. Piktura: Zjarri i zi, 1998, në kortezinë e artistit.

 

Tenda mbi çatinë e makinës– është vazhdimi i historisë, si linjë empirike të realizuar në 2017:“Drama e migrimit masiv dhe mungesa e strategjive të qarta për zgjidhjen e këtij problemi veçc se e vështirësojnë krijimin e një vizioni për një të ardhme më të mirë. Duke marrë parasysh se sa delikate është, shpesh demokracia bëhet kërcënim për vetveten. Duke e parë nga kodra e Partenonit, pamja e turmës së pafundme të refugjatëve nën hijen e tij, më bën të mendoj për historitë e udhëtarëve që ikin drejt një vendi tëri. Ky udhëtim ndodh me “makinën time” e me një tendë të montuar sipër saj. Le Corbusier e ka krahasuar Partenonin me një makinë të vitit 1921, duke I dhënë të njëjtën vlerë antikitetit dhe pranisë industrial. Unë jam përpjekur të them diçka timen mbi këtë temë përmes kësaj serie me shtatë piktura”- shënon piktorinë ciklin e disa punëve të koleksionuar tashmë në Vienë, që mbajnëvitin 2017 si Zbuluesi, Zgjimi, Tenda mbi çatinë e makinës, Të sapoardhurit, Derë e hapur, Dëshmitari etj..

 

-V.M: Janë dy tablo, nëna që hyn në një imagjinatë filozofike, dhe një në fund që flet për marrëdhënieve, një raport të marrëdhënieve. Pse kjo hyrje kaq papritur nga një raport i ftohtë, arkitekturor në një psikozë tjetër që ka lidhje me njeriun, humane që rrjedh nga një filozofi imazhi?

Edi Hila: “Nuk ka logjikë narracioni vendosja e tablosë në ekspozitë. Portreti i nënës është shumë personale, në tablonë e relacionit apo marrëdhënies, i lidh ideja për komunikimin mes dy personazhve. Për mua ishte më tepër kurioziteti për të realizuar përmes pikturs, psikologjia e njeriut, se si mund të komunikojmë dy njerëz, jo të vendosur në një tregim, por duke ja lënë të tjerëve të japin narracionin e asaj tabloje.”

 

-Para tri tablove, një cikël quajtur “Marrëdhëniet”, me shënimin e autorit: “Këto piktura flasin për marrëdhëniet dhe lidhjet ndërpersonale në planin psikologjik të njerëzve, për pasojat e të jetuarit pezull, në gjendjen tipike të një shoqërie që duhet ende të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për mbarëvajtjen e paqes, dhe sigurisë” ku hyjnë tri tablo: Prania e munguar, “Bisedë”, dhe “Nëna dhe vajza”. Prania e munguar,– vaj në kanavacë, realizuar më 2014, – krijohet një marrëdhënie e çuditshme: një personazh që po vesh xhaketën, dhe nuk e kupton në e heq, apo e vesh, tëdy nuk shohin njëri tjetrin. “Kjo do të thotë se është një prezencë që mungon. Këtu mua më duket se marrëdhënia, relacioni është vendosur përmes një situate, siçështë dekoracioni që tëçon në një familje, shtrese të mesme, që ndoshta janë intelektualë, në aspektin klasor, që i takon një shtrese më të lartë…”.

 

-Kur diskutohet shumë në filozofi për pavarësinë e jetës sonë nga imazhi, Hila sjell në këtë retro një model të tillë, si ajo e ciklit të marrëdhënieve humane, por në një rast tjetër edhe kronikën e përditshme të kryqytetit të përfshirë në ngjarje, sidomos kur këto përcaktojnë fatet e jetës së individit. Tek cikli quajtur “Kërcënimi”, piktori shënon: “Kjo kronikë e Tiranës së përditshme gjatë periudhës së transformimit është shënuar nga tensioni i ngjarjeve dhe marrëdhënieve ndërpersonale, duke e bërë qytetin një zonë të rrezikshme dhe madje kërcënuese për jetën.Në shumë raste ky tension shtyu banorët të largoheshin nga qyteti apo edhe nga vendi. Me kalimin e kohës, zhvillimi i infrastrukturës dhe ndërtimi i strukturave të qëndrueshme bëjnë që shumë prej paradokseve urbane të fillojnë të zhduken. Por abuzimet e lirisë së fituar pas rënies së diktaturës gjithashtu kanë pasoja negative për jetën shoqërore dhe politike”–Në këtë cikël janë punë të krijuar në vitet 2006, 2008, të cilat janë të përfshira në koleksionin e Qendrës Pompidou në Paris (Dasma, vaj, kanavacë 2006), Koleksion i Diana Mediut  (Panorama e mbrëmjes, 2006); si dhe në koleksionin e Fondit të Artit Bashkëkohor, Bashkia e Parisit (Kërcënim, vaj, kanavacë, 2008)

 

-Në një hapësirë të posaçme me vizatime të mbyllura në vitrina, punë që Hila i ka prezantuar në ekspozitën Dokumenta 14 mbajtur në Athinë. Vizatimet i përkasin viteve nga 1974 deri 1980, e pak më vonë, kur piktori ishte në periudhë riedukimi, në një pulari, pranë klasës punëtore siç thuhej në atë kohë. Janë seri vizatimesh të ndara në disa cikle, quajtur: Dinjiteti i Artistit, ku jepen jeta e zakonshme dhe disa peisazhe; Vitrina: Propaganda, ku kalon në lirizëm; cikli nga Pularia, me pasqyrën e jetës me punëtorët.

 

V.M: Në këtë hapësirë të vitrinave, ku vizatimet shënohen se i përkasin viteve ’74-’80-të, jeni në periudhën e riedukimit, pra dënimit tuaj në diktaturë. Çfarë gjurme apo përvojë ushqeu krijoi tek ju kjo vuajtje, keni vetëdije për realizmet artistike?

Edi Hila: “Artistikisht kjo periudhë ushqeu tek unë tendencën për një lloj ekspresiviteti, dhe në ndryshim me ato që janë shumë sintetike, këtu ka një tjetër gjendje. Janë situata gati, gati si një lloj kronike, me nerv,krijuar me rebelizëm…”

 

Udhëtimi në të shkuarën për piktorin Edi Hila është një gjurmë rebelimi, e heshtur. Në vitrinat e propagandës marrim dëshminë se si punon energjia e një piktori, ritmi i tij në kushte frustruese e shtypëse:…Janë nudo, sentimentalizëm i ashpër, atmosferë e zymtë dhe lapsi i zi që krijon silueta të nxituara të njeriut të deformuar. E kemi të rrallë këtë dëshmi kaq origjinale në historinë tonë të arteve pamore. Piktori ishte dënuar. Riedukimi në një pulari e zbërthen pa asnjë kompleksitet këtë gjendje, dhe përcillet sikur të ishte sot, një imagjinatë e shpejtë ku, për Propagandën, shënon se: “pas fabrikës së rritjes së shpendëve punova në njësinë e dekorimit të qytetit, ku prodhoheshin parulla e postera propagandistikë. Puna atje do të thoshte një hap drejt rehabilitimit politik, që ishte epilogu i procesit të edukimit tim në gjirin e klasës punëtore. Gjatë kësaj periudhe, në veprat e mia u përpoqa me kujdes të ndaj punën tine nga ndikimi zyrtar për artin dhe artistin, i cili duhej të përfshinte në veprën e tij krijuese mesazhin e imponuar nga partia. Që nga ajo kohë unë kam reflektuar gjithmonë në idenë e realizmit si estetikë dhe lidhjen time në këtë temë”, kujton Hila kur në ’88-ën, jep kolazhin në grafit, bojëra uji “Përgatitjet e festës”, “Prag të vitit të ri” më ’84,  “gazetarë”, me penë, letër më 85, “Informator i policisë sekrete”, vaj, karton i ’74-ës etj,.

Në këtë hapësirë të “izoluar” të ekspozimit, nga pjesa tjetër e tablove, një koncept perfekt për të ndarë kohën e një piktori me koleksionin: “Pularia” nga ’74-’77, ku Hila dëshmon: “…Në mars të vitit 1974 fillova të punoja në fabrikën e rritjes së shpendëve si punëtor ngarkim/shkarkim pasi më hoqën nga puna dhe më dënuan me një periudhë “riedukimi” në mjedisin e klasës punëtore. Shkaku ishte kritika që m’u bë për pikturën “Mbjellja e pemëve”, dhe skenografinë e Festivalit të 11-të të Këngës. Ky ishte një pretekst për të larë hesapet me “armiqtë e klasës” dhe një spastrim në rradhët e artistëve dhe intelektualëve më 1974-ën. Kam punuar në fabrikën e rritjes së shpendëve duke transportuar thaës. Puna në fabrikë ishte e vështirë, por në njëfarë mënyre interesante, në sajë të njerëzve që takova atje.Çdo pasite pas punës unë vizatoja dhe mbaja shënim përshtypjet e mia nga fabrika. Askush nuk dinte dhe nuk i kishte parë ato vizatime të cilat i mbaja të fshehura. Puna në këtë fabrikë më dha mundësinë të përjetoja një realitet të panjohur për mua deri atëhere, një realitet të mbushur me problem e gjatë reflektimi dhe pjekurie si dhe ndryshoi qëndrimin tim krijues në raport me artin dhe jetën”. Bëhet fjalë për ciklin “Mbledhja e thasëve”, punë në letër me penë, e vitit 1976, Luftoni, vaj karton 1975, Gjumi i thellë, ’70, Mullixhiu 1975, Punëtorët në sektorin e transportit të thasëve, tempera letër, 1977, koleksion vjenez. Një hark kohor më i gjatë, që kthehet tek Vetvetja. Për vitet 1972-1989, piktori ndan: “Për njerëzit që jetojnë në një diktaturë është e vështirë të gjesh një hapësirë lirie. Por jeta ime në vitet 1970 nuk ishte vetëm puna në fabrikën e rritjes së shpendëve, por kishte edhe momente të bukura dhe romantike. Me një grup të reduktuar miqsh, gjatë pushiemeve të verës udhëtonim drejt jugut në Himarë, një fshat në bregun e detit. Fëmijët ishin ende të vegjël. Për ne ata ishin burimi i qëllimit dhe gëzimit të jetës. Jeta e fshatit, mentaliteti i banorëve dhe lidhja e tyre me vizitorët nga qyteti, historitë dhe jeta e tyre e përditshme, ishin shumë të ngjashme me ato që njihja nga fabrika e rritjes së shpendëve. Sistemi komunist shfrytëzonte të njëjtat mjete dhe metoda për të kontrolluar jetën e çdo njeriu qoftë në fshat apo në qytet. Por ne u përpoqëm t’i kapërcejmë kufizimet dhe të mbrojmë lumturinë tonë private. Fshati bregdetar në verë ishte i vetmi vend ku  mund të qëndronim për pak kohë larg realitetit”, – pasazh i përcjellë nga vizatimet “Imazhi i bukur”, në ’84-ën, “Fundi i sezonit”, më ’86-ën; Banjo dielli, 1986; “Fundi i sezonit” më 1989 etj,.

 

-V.M: Cila është sinteza e këtij projekti artistik, çfarë ka mbetur pa u eksploruar, e pa thënë, që e keni në imagjinatë e cila vazhdon të funksionojë?

Edi Hila: “Jam në një moshë kur mendoj se kam kaluar shumë periudha, shumë vite të cilat po mundohem t’i kompesoj tani nga humbjet kohore që kam patur. Tani kam tjetër formim, një koshiencë më të madhe. Shumë boshllëqe jo vetëm të profesionit apo konceptimit të artit shkolla e atëhershme nuk mundi të na jepte si duhet. Ka qenë shumë e vështirë të mbijetoje i rrethuar nga skemat, nga politika e asaj kohe. Kështu që tani ndjehem në kulmin e asaj që jam, pasi rezultati im tani është afirmuar, jo vetëm këtu por edhe jashtë. Nëse unë punoj me dy galeri në Paris, Bruksel dhe Luksemburg kjo, do të thotë që unë nuk jam rehat gjithë ditën pasi duhet të justifikoj këtë nivel. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe, nuk e imagjinoni sa punë duhet për ta ruajtur këtë nivel, ku e gjitha kërkon një përpjekje për të njohur realitetin jashtë. Sepse këtu në Shqipëri këto biseda nuk kanë lidhje, nuk mund të bëhen…Është fjala për “atje” (jashtë kufinjve), sepse atje funksionojnë krejt ndryshe gjërat, që unë ndoshta nuk i kam marrë vesh në momentin e duhur, por me pak vonëse.”

 

-V.M: Me cilat galeri bashkëpunoni, a ka një kërkesë që i përgjigjet asaj që eksploroni? Si bashkëpunoni? Nëse është një galeri moderne, apo…

-Edi Hila: “Ka dy momente ekspozimi; momenti i parë është galeria, që e merr artistin dhe e vendos në faqet e murit dhe u jep mundësi koleksionistëve ta shohin. Kjo është pjesa më komerciale, që i intereson jo vetëm galerisë, që mbijeton me ty, por edhe koleksionistit që duhet ta shesë tablonë tënde me një çmim të trefishuar. Momenti i dytë që është më i rëndësishmi, është muzeumi. Nëse ekspozon në një muze kuptohet se ke marrë afirmimin e plotë, pasi është profesional, të konservon e të ruan si vlerë e përjetshme, si një pasuri e patundshme. Në rastin tim, kur ekspozova në Varshavë, jo se nuk ka lidhje me idenë e saj, por Muzeumi i Varshavës është një muzeum afirmimi. Kjo është shumë e rëndëishme për mua, nga ky moment kam tjetër nivel, dhe kjo ma rrit shqetësimin në këtë drejtim.”

 

-Parisi, Luksemburgu, Brukseli këto vende ruajnë në koleksionet e muzeumeve të tyre punët e piktorit shqiptar, duke përfshirë vëmendjen që ka marrë nga koleksionisti i famshëm Rene Block. I zbuluar prej tyre, si një piktor që vjen nga Shqipëria bashkë me historinë e tij personale sot vëmendja për këtë artist ka kaluar në nivel par exelence, duke e bërë një nga piktorët më interesantë bashkëkohorë. Nëse në Shqipëri, ekspozita e Hilës ka kaluar si një lloj kurioziteti, ekspozimi në Muzeun e Varshavës ka qenë një befasi, parë nga 25 mijë vizitorë, dhe shitja totale e katalogut. Biseda jonë mes të shkuarës, çfarë e bën individualitet të spikatur një artist, si dhe shqetësimin për kushtet shqiptare të dallimit të vlerave, mbyllet me përgjigjen e Hilës: “Këtu s’ka sistem vlerësimi. Arti është çështje individuale. Unë nuk kam qenë i shtypur dhe i frustruar kur kam bërë vizatimet e mia, dhe këto tani shkojnë në Dokumenta 14 në Athinë, që ishte një përvojë e jashtëzakonshme, dhe kjo ka të bëjë me vetë artistin me përpjekjet që bën, dhe sigurisht ti nuk mund të jesh interesant nëse nuk përzgjedh një gjurmë të diçkaje. Është interesante çfarë sjell nga vendi yt, çfarë individualiteti i jep atij tjetri që i krijon diversitet. Këtu në Shqipëri ka një specifikë: këtu është një situatë e veçantë, mungon aftësia për ta dalluar se ku është, ku ndodhet një vlerë”.

 

***

Në hyrje të Galerisë, piktura simbol i Hilës na “rikthen” tek njeriu i lirë. Temat që dalin pas 40 vitesh, kur s’ishte koshienca për të pikturuar enkas, por thjesht ndjen se diçka lëviz në një drejtim të caktuar, që për Hilën ka shënuar periudhën më të keqe. Para të gjithave ishte “Mbjellja e pemës”, një histori që ka rrëmbyer vëmendjen unike. Vitet ’70-të vitet me të lumtura të piktorit. Në sallën e Teatrit Popullor, që quhej salla e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve u vendosën dy tablo: Heronjtë e Hekalit të Fatmir Haxhiut, dhe “Mbjellja e pemëve” të Edi Hilës. Asnjë shenjë e keqe, kujton piktori duke komentuar: Unë mendoj se ishte krijimtari e vërtetë. Nëse e marrim në të kundërtën, s’kishte tendencë për t’ju kundërvënë realizmit socialist. Nuk ka zymtësi, – në aspektin estetik kishte një shkarje, ishte e lirë, plot jetë, një ekzaltim, si lëviznin figurat – kjo i shqetësonte, –  ky vrull, ky hov që dilte jashtë skemës, estetikës së mbyllur. Ishte e vërtetë…”. Para këtij manifestimi, për ironi, por edhe si një profeci e dalë nga goja e djallit, u tha: Kjo vepër është e ardhmja e pikturës!Ashtu u bë. standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here