E rëndë/ Vrau nënën dhe babain, arrestohet në Suedi shqiptari

0
102

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit.

A.Hadri, 35 vjeç, i akuzuar për vrasjen e dy prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadri është arrestuar sot në Suedi.

Lajmi konfirmohet për Gazeta Express nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në përgjigjen e organit të akuzës.

Në njoftimin në fjalë, prokuroria thekson se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesën për ekstradimin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 janar të këtij viti. Çifti bashkëshortor kishte ardhur nga Suedia në Kosovë për pushime, por vetëm dy ditë pas ardhjes ata u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre. Ndërkohë autori I dyshuar ishte larguar menjëherë nga Kosova.

Viktimat, Durim dhe Suada Hadri:

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here