Skenari i Teatrit Kombëtar/ Gazetarja zbulon detaje të reja: I gjithë qëllimi është që ti ulet vlera…

0
196

Pak ditë më parë me anë të një deklaratë për mediat bashkia Tiranë njoftoi se ka dështuar marrë veshja me Fusha.shpk për të ndërtuar Teatrin Kombëtar dhe se ndërtimi do të bëhet me fonde publike.

Por aktivistja dhe gazetarja Rezarta Caushaj, ka zbuluar pas kësaj deklarate qëndron një skemë tjetër për “grabitjen” me ligj të pronës publike ku është Teatri Kombëtar, po nga Fusha.shpk.

“Në fakt mund ta pranojmë që një betejë është fituar. Kjo është një tjetër betejë e jona ku fiton e vertëta.

Teatri pa asnjë fond vazhdo dhe funksionon si qendër arti, ku jepen shfaqje. Kjo është një tjetër fitore është një fitore simbolike. Zoti Rama vazhdon të jetë zoti Rama, dhe kësaj radhe kanë gjetur një skeën pak më të sofistikuar për të vazhduar pothuajse të njëjtin projekt

Ajo që ka ndodhur është se këtë vit ka kaluar një ligj që toka publike mund të kalojë një zhvilluesi privat me negocim të drejtëpërdrejtë pa prokurim dhe pa iu nënshtruar një gare.

Nëse ky zhvillues ka një tokë aty afër dhe ne e dimë që në 2016 Fusha.Shpk, ka blerë një tokë ngjitur Teatrin, mund të investojë. Është thjeshtë një ndryshim i skemës. Publiku duhet të dijë se ekziston një plan kullash që fillon me Teatrin Kombëtar dhe mbaron tek Plaza, pjesë e njollës është edhe toka e Teatrit Kombëtar, që Mazniku e deklaroi si tokë e braktisur. Por çdo zhillim i saj duhet të ndahet me interesin publik.

I gjithë qëllimi është që ti ulet vlera e tokës. Këto zhvillues do ta marrin dhe qëllimi është që ta marrin me çmimin më të lirë të mundshëm. Gjithmonë qëllimi ka qenë marrja e tokës së Teatrit me ligj. Këto do ta marrin në vend të 30 miliona dollarëve shumë fryrë për 1 ose 2 miliona dollar. Beteja jonë vijon”, u shpreh Caushaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here