Dështojnë negociatat me çështjen “Në fillim kullat e pastaj TK”/ Departamenti i antikorrupsionit publikon shkeljet e Veliajt

0
113
Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences në PD, ka publikuar në Facebook dokumentet nga të cilat dalin zbuluar shkeljet e Bashkisë Tiranë për kontratën “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Postimi i plotë:

NJOFTIME PA EMER

Bashkia Tiranë ka njoftuar për dështimin e procedurës për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.

Në njoftim e saj, Bashkia, në kushtet e mungesës së plotë të transparencës, ka munguar të bëjë me dije se cilët ishin operatorët pjesëmarrës në procedurën, kinse, konkurruese.

Përveç kësaj, Bashkia në asnjë rresht nuk përmend identitetin e subjektit që ka rezultuar fitues dhe me të cilin komisioni ka negociuar, , por në mënyrë të përsëritur është kufizuar t’i referohet si “pala private e interesuar”.

Bashkia, si autoritet kontraktor, kishte detyrimin të njoftonte publikun për të gjithë operatorët ekonomikë pjesëmarrës, operatorët e skualifikuar dhe arsyet e skualifikimit dhe ofertën fituese.

Cungimi i njoftimit dëshmon edhe një herë se, pavarësisht “riparimeve”, që iu bënë ligjit “Fusha”, ai mbeti një ligj special, me po të njëjtin emërtim. Në procedurë ka marrë pjesë efektivisht vetëm kompania “Fusha” shpk, sepse vetëm ajo mund të plotësonte kriterin e disponimit të truallit privat (pronësi/marrëveshje).
Dështimi i negocimit lidhet me çështjen “Në fillim kullat e pastaj TK”, pavarësisht se mjeshtri i propagandës bajate mundohet ta servirë si udhëheqje nga parimi i mbrojtjes së interesit publik.

Gjithashtu, Bashkia Tiranë nuk sqaroi publikun se çfarë ndodhi që u arrit në përfundimin që TK mund të ndërtohet me fonde buxhetore, si investim publik. Në skizofreninë e PPP-ve, me 100-ra herë është përdorur argumenti se realizimi me fonde publike ka qenë i pamundur. Po tani, çfarë ndodhi?

Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences
Fotografia e Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here