“Paniku më i keq se sëmundja”, biologu: Koronavirusi vret më pak se gripi

0
123

Shpërthimi i koronavirusit në Itali, ka përhapur panik në të gjithë Europën. Për shkak të mungesës së informacioni dhe mos njohjes së këtij virusi, paniku është bërë dhe më i madh. Mjekët kanë bërë apel të ruhet qetësia, pasi sipas tyre paniku nuk i shërben situatës.

E në këtë linjë është dhe kryetari i Shoqatës së Biologëve Vincenzo D`Ana në Itali. Në një prononcim për mediat italiane, D`Ana është shprehur se: “koronavirusi është si gripi i zakonshëm, paniku vret më shumë”, ka thënë ai.

“Ne duhet të flasim me njerëzit në mënyrë më pak katastrofike dhe të qetë”, ka shtuar ai. “Është thjesht një virus gripi”, deklaron D`Ana. Ai sygjeron që të mos vihen në karantinë mijëra njerëz, por vetëm ata për të cilët ka dyshime.

“Le të lëmë mënjanë dëshirën për të karantinuar mijëra njerëz. Vetëm ata për të cilët ekziston një dyshim i bazuar i infektimit duhet të karantinoren. Është një virus që ka një vdekshmëri edhe më të ulët sesa një virus i gripit të zakonshëm”, shton biologu italian.

Më tej, biologu ka kërkuar që fjala të lihet për shkencëtarët. Sipas tij është e natyrshme që lajmet e kqija tërheqin më shumë se lajmet e mira.

“Unë pres që shkencëtarët të fillojnë të flasin. Shumë prej tyre kanë frikë ta bëjnë pasi akuzohen se janë sipërfaqësorë, ngaqë lajmet e kqija janë gjithnjë më të mirëpritura se lajet e mira. Lajmet e kqija bëjnë tituj për gazeta”, ka shtuar biologu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here