Një makinë tip Ferrari model F40 ka shpërthyer në flakë teksa po lëvizte në rrugët e Monte Carlos.
Ferrari me vlerë 1 milion dollarë është djegur plotësisht në pjesën e pasme, teksa shoferi po ecte me shpejtësi 228km/orë. Pavarësisht tentativës së një banori për të shuar flakët nga ballkoni i tij makina është bërë shkrumb e hi.
Ferrari, një prodhim i viteve 1980-1990, është një nga makinat më të shpejta dhe më të rralla në botë.
Video është postuar në rrjetet sociale nga ish piloti i Moto GP Max Biaggi, pasi aksidenti ka ndodhur pikërisht pranë shtëpisë së tij.