“Ky parlament duhet të shpërndahet Z. President “, Deputetja thirrje të fortë: Të gjithë bashkë për të protestuar!

0
95

Deputetja Suzana Topi në një reagim publik ka mbështetur nismën e Presidentit Ilir Meta për të protestuar në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës më 2 mars.

Duke publikuar qëndrimin e kreut të shtetit  në Facebook, deputetja Topi shprehet se një parlament që nuk i shërben interesave të qytetarëve duhet të shpërndahet. “Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme. Janë shkelur procedurat dhe praktikat demokratike. Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë, me ata parlamentarë që miratojnë ligje në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke shkelur kushtetutën ,duhet të shpërndahet Z. President!”,- shprehet Topi.

Mesazhi i deputetes Suzana Topi:

“Zgjedhjet e parakohshme të domosdoshme. Janë shkelur procedurat dhe praktikat demokratike. Parlamenti që duhet të jetë tempulli i demokracisë, me ata parlamentarë që miratojnë ligje në dëm të shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke shkelur kushtetutën ,duhet të shpërndahet Z. President!

Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Vendi është në krizë të thellë politike, sociale dhe ekonomike. Në kushtet kur legjislativi dhe ekzekutivi janë bërë njësh. Ku janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, ekonomia është e kapur nga oligarkët ,ku opozita e re në parlament është oksigjeni i mazhorancës, ku mediave tentohet t’i mbyllet goja, ku vendi ynë po shpopullohet, duhet të reagojmë për t’i thënë ndal këtij regjimi!

Të gjithë bashkë për të protestuar!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here