“A ishte mbledhja e fondeve një fitore e Ramës? Reagon Çupi: Besimi tek kjo qeveri ishte zero…

0
95

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e ftuar në studion e lajmeve të Fax News foli në lidhje me mbledhjen e 1.15 miliardë eurosh në Konferencën e Donatorëve në Londër.

Çupi deklaroi se ndërkombëtarët treguan se ishin krah popullit shqiptar në këtë fatkeqësi. Më tej Çupi e pyetur nëse kjo konferencë u pa si një fitore e Ramës, u shpreh se ka dalë qartë ajo çfarë është dhuruar për ne, që pjesa më madhe janë kredi.

Ish-deputetja shtoi se besimi tek kjo qeveri ishte zero dhe jo vetëm që nuk ishte fitore, por një kritikë e rëndë.

“Është për tu përshëndetur që ndërkombëtarët ishin krah qyetarëve shqiptar në këtë fatkeqsie. Ka pasur një tendenë në orët e vona pas konferencës për ta konsideruar si një fitore. Po ta shohim sot ka rënë vrullin i mbrëmshëm dhe doli qartë ajo çka donatorët dhuruan për vendin tonë.

Ajo çfarë u tha kishte një raport të zhdrejtë. U donua rreth 285 milionë euro dhe pjesa tjetër është kredi. Kjo ishte ajo çfarë ndërkombëtarët ishin pranë shqiptarëve. Ajo çfarë është sfidë për këtë kryeministër është që këto donacionet të shkojnë në vendin e duhur dhe të mos bëhet korrrupsion. Kemi një kryeministër që ka 7 vitë që është zhytur në korrupsion.

Ata kanë qenë të qartë ndaj kësaj qeveria, kanë vendosur ta ndihmojnë, por besimi tek kjo qeveri ka qenë zero. Në këtë kuptim, jo vetëm që nuk ishte fitore por një kritikë e rëndë.

Kemi një skepticizëm të vëndeve partnere për këtë qeveri. Nuk kemi asnjë masë, kemi vetëm propagandë. “-u shpreh Çupi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here