Makina del nga rruga në Gjirokastër, vdes një person, plagoset shoferi…

0
99

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjirokastër.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin në aksin që lidh lagjen Gerhot me rrugën nacionale.

Nga informacionet paraprake, raportohet se si pasojë ka humbur jetën pasagjeri Julian Loloçi dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit Erlind Hysenaj.

Shoferi është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here