Detaje të reja nga krismat në Korçë, policia tregon se çfarë ndodhi

0
132

Zbardhen detaje të reja nga krismat në Korçë.

Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen, që fatmirësisht ka përfunduar pa të dëmtuar.

Policia e Korçës/ Informacion paraprak:

Më datë 17.02.2020, rreth orës 13:10, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy vëllezërve V. X,. e K. X., me shtetasin E. B., banues në Korçë, dyshohet se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistolete.

Dy vëllezërit kanë hedhur në tokë armën e zjarrit dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në  ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here